Rama: Spitali Memorial i Fierit, pararojë e reformës së sistemit spitalor në Shqipëri

Kryeministri: Spitali është një pasqyrë e një bashkëpunimi me një skuadër të përbashkët mjekësh shqiptarë dhe turq


Kryeministri Edi Rama nga Ankaraja, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se spitali memorial i Fierit i ngritur në kohë rekord nga Turqia, është një pararojë e reformës së sistemit spitalor në vendin tonë, duke implementuar autonominë spitalore.

Rama tha se autonomia spitalore, do ta çojë në një nivel tjetër shërbimin shëndetësor në Shqipëri si dhe shpërblimin e drejtë dhe meritokratik të mjekëve

“Ai spital ishte besoj investimi i parë publik në botë me 3 milionë supervizorë ditë për ditë. Dhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Ju përmendët spitalin, por përtej ngritjes së tij në kohë rekord, dhe nuk është i vetmi rekord i juaji në këto punët publike mesa di unë, ajo që është ende e rëndësishme është se sot ai spital është pikë referimi gjithnjë e më e dëshiruar për qytetarët shqiptarë në nevojë për kurim”, tha Rama.

“Ai spital është një pasqyrë e një bashkëpunimi që vazhdon me një skuadër të përbashkët mjekësh shqiptarë dhe turq, ashtu sikundër është edhe pararoja e një transformimi të mëtejshëm të sistemit tonë të shëndetësisë, sepse falë eksperiencës që është botërisht e njohur si sukses i Turqisë në transformimit të sistemit shëndetësor dhe që te ne e përcjellin një grup menaxherësh e vënë në dispozicion nga ministria e shëndetësisë së Turqisë, aty ka nisur dhe modeli i autonomisë spitalore, që është një tjetër reformë e sistemit tonë shëndetësore dhe që jemi shumë besimplotë që do ta çojë shërbimin në një nivel të ri dhe shpërblimin e drejtë dhe meritokratik të mjekëve në nivel tjetër”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”