Afresket e kishave të Voskopojës, ftesë për turistët

Nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha


Voskopoja është e njohur për qytetërimin e saj shekullor, peizazhin e mrekullueshëm, kishat dhe afresket e shumta, të cilat bartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore. Dikur një qendër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe artit, plot prosperitet, njohu ritmin e tregëtisë së kohës me qendra të tjera të rëndësishme të Shqipërisë, Ballkanit dhe më tej.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë sjell një set fotografish me afreske të kishave të Voskopojës.

Arkitektura e kishave i ka rezistuar kohës, luftrave, dëmtimit nga dora e njeriut, si dëshmimtare unike e atij qytetërimi, janë ato të cilat tregojnë vlerat e saj të papërsëritshme. Nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha: Kisha e Shën Athanasit, Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael, Kisha e Shën-Kollit dhe Manastiri i Shën Prodhromit.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Voskopoja tregoi interes të veçantë për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe artit bizantin të kohës dhe në vite u zhvillua dhe vazhdoi të ruajë zakonet, historinë dhe traditat e krijuara prej kohësh. Një element dallues është përgatitja e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për punimin e drurit, thurrjen e veshjeve te leshta e shumë punime të tjera me vlerë.

Pikërisht këto vlera arkitektonike dhe kulturore e bëjnë fshatin e Voskopojës një ndër destinacionet më interesante për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

Lexo më shumë nga

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro, në 2030 do të jetë 650 euro

Në takimin elektoral, në Dimal, Rama tha se të gjithë treguesit makroekonomikë të vendit janë përmirësuar ndjeshëm.

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro, në 2030 do të jetë 650 euro

Në takimin elektoral, në Dimal, Rama tha se të gjithë treguesit makroekonomikë të vendit janë përmirësuar ndjeshëm.