Përmbushja e rekomandimeve të Komitetit kundër Torturës të KiE-së, Bushka takon Gulia Re

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka, u takua sot me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) në Shqipëri, Gulia Re.


Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka, u takua sot me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) në Shqipëri, Gulia Re.

Gjatë takimit u diskutua mbi ndjekjen nga Kuvendi të përmbushjes së rekomandimeve të Komitetit kundër Torturës të KiE-së, që ka konstatuar mbingarkesë në burgje dhe raporte jo të balancuara mes të dënuarve e të paraburgosurve, eficencën në drejtësi, garantimin e të drejtës së pronës dhe regjistrimit të saj nga Agjencia e Trajtimit të Pronës dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, të drejtat e minoriteteve, zbatimin e rekomandimeve të GRECO (Grupi i shteteve kundër korrupsionit të KiE) etj.

Për këto çështje Shqipëria raporton pranë KiE-së, si një vend anëtar, prej vitit 1995.

Bushka e falenderoi Gulia Re për mbështetjen që KiE u jep autoriteteve shqiptare, për konsolidimin e standardeve më të mira të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në të cilat, sipas raporteve të KiE, Shqipëria vlerësohet si vend me progres.

Kryetarja Bushka dhe shefja e Zyrës së KiE-së, Gulia Re, ranë dakord që bashkëpunimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut me zyrën e KiE-së në Tiranë do të vijojë të jetë i qëndrueshëm dhe efektiv, për çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”