Kuvendi zhvillon aktivitetin e Klubit të Parlamentarëve të Rinj

Tema e takimit është “Bridging the Gap: On youth political participation and youth policy”


Nën drejtimin dhe kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Parlamentin Evropian, zhvilluan ditën e sotme në sallën e Seancave Plenare, aktivitetin e Klubit të Parlamentarëve të Rinj.

Tema e takimit është “Bridging the Gap: On youth political participation and youth policy”. Ky aktivitet do të shtrihet në një sesion dyditor, duke vazhduar edhe në datën 24 shkurt.

Në aktivitet morën pjesë pjesë deputetë të Kuvendit, europarlamentarë dhe deputetë e përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Silvio Gonzato – ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri, Genci Gjonçaj – sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Ognjen Markoviç – drejtues i Ekipit të Laboratorit Rinor të BP, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Maximilian Schröder – shef i Njësisë për Mbështetjen e Ndërmjetësimit dhe Dialogut, Drejtoria për Mbështetjen e Demokracisë, Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo, anëtar i Parlamentit Evropian, anëtar kryesor për programin Liderë të Rinj Politikë etj.

Kryetarja Lindita Nikolla, në fjalën e saj përshëndetëse, falënderoi Parlamentin Europian për bashkorganizimin e kësaj veprimtarie në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënvizoi se, “tema e këtij takimi është domethënëse, pasi ngushtimi i hendekëve, kapërcimi i barrierave dhe tejkalimi i mosmarrëveshjeve tradicionale, që karakterizon marrëdhëniet në Ballkan, është imperativ i kohës. Ky imperativ duhet të jetë një nga udhëhartat për shtetet, popujt, kombet, institucionet, klasat politike shoqërinë civile, median dhe të gjithë aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë, politikë dhe jopolitikë, kombëtar dhe rajonal, fetar në rajon. Ne në Shqipëri dhe në Kuvend ia kemi arritur të shmangim të ashtuquajturin fenomen të gerontokracisë dhe ta bëjmë rininë një pjesëmarrëse aktive, të denjë dhe një faktor ndryshimi në partitë politike, institucionet politike, parlament dhe qeverisjen vendore. Por rinia do të bëhet një forcë kontribuese dhe një faktor ndryshimi jo vetëm nëpërmjet investimit politik dhe pjesëmarrjes politike, por edhe nëpërmjet rritjes së aksesit në ekonomi, në tregun e punës dhe teknologji. Konektiviteti, transformimi digjital dhe zhvillimi i teknologjive moderne të informacionit janë disa korsi dhe oportunitete të rëndësishme, nëpër të cilat rinia shqiptare po afirmohet si një forcë ndryshimi dhe promotor i integrimit evropian”.

Më tej, Silvio Gonzato, ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri, në fjalën e tij vuri në dukje se, Shqipëria po promovon qasje inovatore duke bërë së bashku parlamentarët e rinj por edhe anëtarët e shoqërisë civile sërish të rinj, nga gjithë rajoni, për të diskutuar çështje të cilat janë të një rëndësie të madhe.

“Më vjen mirë që kjo promovohet nga Parlamenti Europian, por edhe nga Komisioni Europian, si edhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Këto lloj aktivitetesh që sjellin bashkë persona nga fusha të ndryshme, tregon që vetë parlamentet janë më të hapura për Shoqërinë Civile, dhe kështu kemi në fakt një qeverisje më gjithëpërfshirëse, më transparente dhe më efikase, që të gjitha vendimmarrjet të jenë të mirë informuara nga kontribute të ndryshme të shoqërisë, duke sjellë kështu demokraci më të shëndetshme”, theksoi Gonzato.

Aktivitetin e përshëndeti edhe deputetja e Kuvendit, Erisa Xhixho, në cilësinë e kryetares së Klubit Parlamentar të të Rinjve, e cila nënvizoi se në emër të grupit deputetëve të rinj, ky grup do të punojë fort për pasur rezultate konkrete në funksion të përfshirjes së të rinjve në politikë.

“Do dëshiroja që këto dy ditë t’i shfrytëzojmë për të ndërvepruar me njëri-tjetrin, për të parë çfarë na ndan e çfarë na bashkon, për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit e për të krijuar modele të suksesshme. Për shkak të historisë, jemi shumë afër me njëri-tjetrin dhe kjo do të na ndihmojë të kuptojmë shumë shpejt se ku duam të arrijmë dhe sa shpejt. Një rajon politikisht i trazuar, Ballkani është njëkohësisht edhe rajoni me popullsinë më të re në Europë. Ndaj le ta shndërrojmë bashkëpunimin tonë në një model të një politike të re që ngre ura bashkëpunimi dhe u jep të rinjve shansin për të treguar çfarë dinë të bëjnë”.

Aktiviteti vazhdoi me përshëndetje dhe diskutime tematike, edhe të të ftuarve të tjerë.

(Marrë nga ATSH)

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…