Wisner: Shqipëria, partner fenomenal i popullit të Ukrainës

Në Tiranë u mbajt sot një manifestim në solidaritet me Ukrainën 2 vite nga agresioni rus.


Në Tiranë u mbajt sot një manifestim në solidaritet me Ukrainën 2 vite nga agresioni rus.

I Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner, në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës vlerësoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme ndaj popullit të Ukrainës gjatë 2 viteve të fundit.

“Që nga koha e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ka qenë bashkëpenëmbajtëse për mbajtjen e Rusisë llogaridhënëse në forumin ndërkombëtar, tek të qenit një partner i vërtetë i Ukrainës sa i përket të gjithë mbështetjes së madhe humanitare. Vërtetë Shqipëria ka qenë një partner fenomenal i popullit të Ukrainës”, theksoi Wisner.

Wisner tha se, “SHBA-të mbeten të angazhuara për Ukrainën, për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritet territorial të saj dhe pa rezervim ne duhet të vazhdojmë të dënojmë agresionin e Rusisë, sulmet e saj ndaj civilëve. Duhet të vazhdojmë të dokumentojmë krimet e luftës ndaj burrave, grave dhe fëmijëve që po ndodhin atje”.

“2 vite më pas ne jemi këtu të gjithë së bashku, të bashkuar dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë ndërsa bëjmë përpara”, tha ndër të tjera Wisner.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!