BE financon 3,1 milionë euro për kujdesin social në Shqipëri

Bashkimi Evropian paraqiti sot programin e ri “BE për Kujdesin Social”


Bashkimi Evropian paraqiti sot programin e ri “BE për Kujdesin Social”. Programi financohet nga BE-ja dhe zbatohet nga UNICEF-i në Shqipëri dhe Ëorld Vision, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky projekt me vlerë 3,1 milionë euro do të mbështesë 14 bashki të vendit për një periudhë prej 36 muajsh, me qëllim ngritjen dhe shtrirjen e shërbimeve të kujdesit social që trajtojnë nevojat dhe të drejtat e grupeve të cenueshme, si fëmijët me aftësi të kufizuara, gratë në rrezik, dhe të rinjtë në situata të vështira.

Pritet që ky projekt të ketë ndikim tek 6.000 familje në risk përmes sigurimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror, si dhe të vërë në zbatim praktika novatore dhe të mbështesë rreth 350 profesionistë dhe punonjës të vijës së parë të kujdesit social me trajnime dhe mentorim. Të gjitha veprimtaritë dhe veprimet janë hartuar në përgjigje të kërkesave të integrimit në BE që vendi duhet të përmbushë.

Duke qenë se synon krijimin e tipologjive të reja të shërbimeve të kujdesit social, projekti do të nxisë vullnetarizmin dhe do të angazhojë të rinjtë dhe studentët.

Aktiviteti inaugurues në ambientet e Europe House mblodhi së bashku bashkitë dhe shërbimet e kujdesit social. Në të morën pjesë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Murat Sahin.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Gonzato tha se “BE-ja nuk ndalet vetëm te çështjet ekomomike, ajo ka në fokus gjithashtu vlerat”.

“Teksa Shqipëria po përparon drejt anëtarësimit në BE, duhet të sigurohet që askush të mos mbetet pas, dhe për ta bërë këtë, duhet të forcojë strukturat dhe shërbimet e kujdesit social. Programi “EU4SocialCare” (BE për Kujdesin Social) do të ofrojë në 14 bashki shërbimet e kujdesit social për qytetarët më të cënueshëm vulnerable”, u shpreh ai.

Gonzato shtoi se bashkitë kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në përmirësimin e cilësisë së jetesës të banorëve të tyre dhe në zbatimin e standardeve të BE-së në të gjitha fushat e politikave.

“Ne duam t’i ndihmojmë në përmbushjen e këtij roli edhe përmes programit të dedikuar “EU4Municipalities” (BE për Bashkitë)”, përfundoi Gonzato.

Në përfundim, Murat Sahin, Përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri, theksoi se Shqipëria është në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Roli i qeverisjes vendore është thelbësor në sigurimin e përparimit gjithëpërfshirës, dhe për investimin në kapital njerëzor, me qëllim që askush të mos lihet pas. Çdo fëmijë dhe familje duhet të jetë pjesë e zhvillimit të bazuar në vlera të vendit, që siguron mirëqenien e qytetarëve të vet. Ju falënderoj që e keni pranuar sfidën”, përfundoi ai.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…