Rama: Nder i madh për Shqipërinë që mirëpret Samitin për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Alice Taylor për Euronews Albania ka folur rreth pritshmërive për vizitën e presidentit të Ukrainës


Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Alice Taylor për Euronews Albania ka folur rreth pritshmërive për vizitën e presidentit të Ukrainës, Zelenski në Tiranë si dhe për dy samitet që do të zhvillohen në dy ditët në vijim.

Rama tha gjatë intervistës, se ideja për të organizuar “Ukrainë – Europa Juglindore“ që mbahet nesër në Tiranë, lindi pas një bashkëbisedimi me presidentin ukrainas dhe duke qenë se edhe ftesat i kishin dërguar së bashku, ky mund të quhet një samit i të dy vendeve.

“Ideja për të organizuar samitin na lindi në bashkëbisedim. Në fakt, ftesat i kemi dërguar së bashku dhe samitin po e organizojmë të dyja palët. Në këtë pjesë të botës demokratike, nuk ka probleme me mbështetjen për Ukrainën, për integritetin territorial të saj. Gjithashtu, nuk ka probleme me të kuptuarit se Ukraina nuk po lufton vetëm betejën e saj, por ajo është domethënëse edhe përtej Ukrainës”, tha Rama.

Ai pohoi se “nuk po mblidhemi në Tiranë për të ndryshuar rrjedhën e gjërave për të gjithë komunitetin demokratik. Në anën tjetër, nuk do të nënvlerësoj kontributin dhe ndikimin, ndaj po bëjmë detyrën tonë dhe sërish mendoj se është nder i madh për Shqipërinë që mirëpret këtë samit”.

I pyetur se cilat janë pritshmëritë e tij për rezultate konkrete nga ky samit, Rama tha se: “Shqipëria, për shembull, është në top dhjetëshe në listën e kontribuuesve, por në terma relativë sipas kapaciteteve. Ndërkohë, jemi shumë të ndërgjegjshëm që nuk mund ta ndryshojmë dinamikën e kësaj lufte me çfarëdo që bëjmë. Por, thënë kjo, është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre. Ndoshta, duke parë vendet tona, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Bullgarinë, Serbinë, Bosnjen… ne jemi së bashku, mbështesim dhe jemi në solidaritet të plotë me Ukrainën… kjo do t’i thotë diçka shteteve më të mëdha dhe më të pasura. Premtimet janë aty, angazhimi po ashtu, por nuk jam i sigurt se justifikimet për gjithë këto vonesa mund të zgjasin edhe për shumë kohë. Të gjithë duhet të mbajnë premtimet”.

Pyetjes nëse ky samit është një shans për rajonin që të udhëheqë përmes shembullit, Kryeministri Rama u përgjigj: “Duke u treguar modestë, dhe pa menduar se po i japim dikujt leksione apo se po i tregojmë të tjerëve si bëhen gjërat, thjesht duke bërë pjesën tone”.

I pyetur nëse do të diskutojë me Zelenskyn për njohjen e Kosovës nga Ukraina, Rama tha se : gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do jetë pjesëmarrëse”.

Kryeministri bëri me dije se “Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme”. /Euronews Albania/

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.