Hasani-Kuleba: Plani me 10 pika i presidentit Zelenski, mundësia më realiste për arritjen e paqes

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani pritit ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, përpara samitit Ukrainë – Evropa Juglindore që mbahet sot në Tiranë.

Gjatë një konference të përbashkët për mediet, Hasani tha se Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës.

Ministri tha se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë

“Plani me 10 pika i Presidentit Zelenski është mundësia më realiste për arritjen e paqes dhe bashkë me aleatë jemi të angazhuar për realizimin e Pikës 5 që ka të bëjë me “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës”, tha kryediplomati Hasani.

Ministri deklaroi se janënë koordinim të plotë me të gjitha vendet partnere dhe aleate për përballimin e situatës në mbështetje të plotë për Ukrainën.

“Për më tepër, Shqipëria e ka vendosur si përparësi të punës së saj trajtimin e situatës në Ukrainë dhe dënimin e agresionit rus, në të gjitha forumet ndërkombëtare, siç kemi bërë gjatë periudhës dy-vjeçare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç po veprojmë në kuadër të anëtarësisë tonë në KDNJ, apo edhe organizmat rajonale, ku këtë vit kemi edhe kryesimin e nismave të BSEC, CEI, Karta e Adriatikut”, u shpreh ministri Hasani.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.