Rama: Mbetemi të vendosur krah Ukrainës përballë kërcënimit rus!

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje sot për mbështetje financiare e ushtarake ndaj Ukrainës


Kryeministri Edi Rama bëri thirrje sot për mbështetje financiare e ushtarake ndaj Ukrainës, ndërsa theksoi se mënyra për t’i dhënë fund luftës nuk është të çarmatosim viktimën, por të ndalim agresorin në agresionin e tij.

Në fjalën e mbajtur në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që po zhvillon punimet në Tiranë, Kryeministri Rama u shpreh se “mbetemi të vendosur krah Ukrainës përballë kërcënimit mjaft real ndaj sigurisë së Europës dhe rendit global”.

“Mblidhemi këtu për të rikonfirmuar se mbetemi të bashkuar në përgjigjen tonë. Mbetemi të vendosur krah Ukrainës përballë kërcënimit, një kërcënimi mjaft real ndaj sigurisë së Europës dhe rendit global. Jemi po kështu të vetëdijshëm për kufizimet tona”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se “jemi të vetëdijshëm se vetë nuk kemi kapacitetin për të ofruar nivelet e mbështetjes financiare dhe ushtarake për të cilën ka nevojë Ukraina për të mbrojtur si duhet veten e popullin e saj”.

“Kështu që më lini t’i kërkoj gjithkujt këtu të bashkohet me thirrjen time me anëtarët më të mëdhenj, më të pasur të bashkësisë sonë demokratike për të njohur rolin e tyre. Mbijetesa e Ukrainës si një shtet i lirë, i pavarur e demokratik e si bastion i lirisë së Europës në tërësi varet nga mbështetja financiare dhe ushtarake që ata së pari mbi të gjitha ofrojnë”, tha Rama.

Kjo mbështetje, sipas Kryeministrit Rama, nuk duhet të jetë peng i politikave të brendshme dritëshkurtra apo i vonesave burokratike.

“Mos u gaboni. Ukraina nuk po lufton veç për veten por për diçka në të cilën ne besojmë, qëndrojmë e punojmë. Ka atje tej disa oportunistë cinikë që thonë se të ndihmosh Ukrainën në qëndresën e saj ndaj ushtrisë pushtuese pengon kauzën e paqes. Po atyre dua t’u them sot se mënyra për t’i dhënë fund luftës nuk është të çarmatosim viktimën, por të ndalim agresorin në agresionin e tij”, tha Rama.

Sipas tij, “të shpërblesh një agresor, i cili anekson territore të një vendi sovran duke çarmatosur viktimën e agresionit nuk sjell paqe, shtron terrenin për më shumë luftë”.

“Të ndalosh Ukrainën në vend që të ndalosh Vladimir Putinin e shndërron paqen mbështetur në shpërblim për agresion në bazë legjitimimi të një agresioni të mëtejshëm dhe shndërron botën tonë në një vend të sunduar nga fuqia jo nga të drejtat”, shtoi Rama.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…