Granti për startup-et, Ibrahimaj: Në fokus, fuqizimi i vajzave dhe grave në sipërmarrje

Skema “Grant 2024” vendos në fokus edhe fuqizimin e vajzave dhe grave në sipërmarrje.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se thirrja për masa mbështetëse nëpërmjet skemës Grant 2024 në fokus vendos edhe fuqizimin e vajzave dhe grave në sipërmarrje.

Për të njohur gratë sipërmarrëse mbi procedurat që duhet të ndjekin për të përfituar financim nga fondi prej 300 milionë lekësh të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për vitin 2024, ministrja Ibrahimaj në bashkëpunim me UN Women zhvilloi sot sesionin e radhës informues për thirrjen.

Mbështetja e startup-eve do të zhvillohet në tri faza, e para nis me konceptimin e idesë që financohet deri në 1.5 milionë lekë, faza e dytë dedikuar startup-eve që kanë një prototip të zhvilluar dhe do ta nxjerrin në treg që do financohen deri në 4.5 milionë lekë, si dhe faza e tretë, ku do të ketë mbështetje maksimale deri në 9 milionë lekë, për sipërmarrjet që kanë një produkt apo shërbim të nxjerrë në treg, por që duan të rrisin më tej linjën e prodhimit, si brenda dhe jashtë vendit.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.