Plani i Ri i Rritjes, Rama: 500 milionë euro do tju kursehen qytetarëve nga ulja e kostos së transaksioneve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Plani i Ri i Rritjes së BE-së për vendet e rajonit, do ta bëjë këtë proces të prekshëm për qytetarët.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Plani i Ri i Rritjes së BE-së për vendet e rajonit, do ta bëjë këtë proces të prekshëm për qytetarët.

I pyetur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, nëse i ka përgatitur Shqipëria idetë për projektet e tjera të mëdha dhe nëse mund të presin shqiptarët më shumë para sivjet, Rama u shpreh se, “e kuptoj pyetjen për paratë, por mendoj që e përmenda tashmë sesa e madhe është kjo mundësi që kemi këtu, kur vjen fjala tek paratë, kur thashë se vetëm duke ulur koston e transaksioneve financiare, apo për ta thënë shumë thjeshtë, shqiptarët jashtë që dërgojnë para’ në shtëpi dhe që paguajnë 6 herë më shumë sesa paguajnë evropianët kur dërgojnë para’ nga njëra pikë në tjetrën brenda BE-së shkon në një vlerë kursimi prej gjysmë miliardi për rajonin”.

Vlera e transaksioneve aktualisht që kryhet nga qytetarët tanë përmes bankave, sa u përket dërgesave është e ulët. Shumica e kësaj vlerë vjen me para në dorë, një prej arsyeve, arsyeja kryesore është kostoja. Sepse dërgon para në shtëpi përmes bankës dhe paguan koston e transaksionit që është 6 herë më e lartë se ajo që paguan fqinji yt austriak që çon para në Suedi. Janë 24 milion, është shifër e ulët sa i takon numrit të transaksioneve, por është vlerë e jashtëzakonshme, këto 24 milion euro do të kursehen dhe do të mbeten në xhepat e qytetarëve e familjeve të zakonshme shqiptare. Janë shumë para, apo jo”, u shpreh Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…