Promovohet libri “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”, në gjuhën shqipe
Kjo vepër është botuar në katër vëllime dhe 41 gjuhë të ndryshme. Është shpërndarë në më shumë se 180 vende
Nga Dash Frashëri
“Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”
Grupi Ndërkombëtar i Botimeve të Kinës, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe shtëpia botuese “Fan Noli” promovuan dy vëllimet e librit të presidentit kinez “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”, në gjuhën shqipe.
***
Edhe unë si botues i Gazetës Online “Tirana Diplomat”, isha i ftuar në këtë aktivitet.
Dash Frashëri.
***
Lu Cairong, zv.president i Grupit Ndërkombëtar të Botimeve të Kinës, deklaroi se libri “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” prezanton një panoramë të zhvillimit kinez. Sipas tij, katër vëllimet e librit janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës dhe në shqip vijnë të përkthyera dy vëllimet e para, të cilat japin një kuptim të plotë të Kinës bashkëkohore në arenën ndërkombëtare.
“Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” fokusohet në mendime të Presidentit Xi Jinping mbi socializmin me karakteristika kineze në epokën e re dhe prezanton një panoramë të modernizimit të stilit kinez. Kjo vepër është përkthyer dhe botuar në katër vëllime dhe 41 gjuhë, që nga shtatori 2014 dhe është shpërndarë në më shumë se 180 vende dhe rajone anembanë botës, dhe ka tërhequr vëmendjen e gjerë dhe vlerësimin e lartë nga personalitete politike, elita akademike dhe popuj të vendeve të ndryshme.
Nga kontaktet e mia me miqtë shqiptarë gjatë këtyre viteve, ndjej se të gjitha qarqet në Shqipëri u kanë kushtuar shumë vëmendje zhvillimit dhe ndryshimeve të Kinës, kanë plot interes për mundësi të zhvillimit si “Një Brez, Një Rrugë” dhe dëshirojnë të eksplorojnë arritjet historike dhe kode zhvillimi të modernizmit të stilit kinez.
Me ndihmën e Ambasadës dhe miqve, duke bashkëpunuar me Shtëpinë Botuese “Fan Noli”, kemi përkthyer dhe botuar versionin shqip të “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”, Vëllimi 1 dhe Vëllimi 2, me qëllim përmbushjen e këtyre kërkesave”, tha midis të tjerash Lu Cairong.
Grupi Ndërkombëtar i Botimeve të Kines është organizata më e vjetër dhe më e madhe gjithëpërfshirëse e komunikimit ndërkombëtar në Kinën e Re.
Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, falënderoi ekspertët shqiptarë që kanë punuar për përkthimin e librit dhe deklaroi se Kina dhe Shqipëria kanë shkruar një histori të bukur miqësie.
“Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” është një vepër e rëndësishme e Presidentit Kinez Xi Jinping. Seria e librave përmban diskutimet e rëndësishme të Presidentit Xi Jinping mbi filozofinë e qeverisjes dhe strategjitë qeverisëse, duke iu përgjigjur thellësisht pyetjeve se nga ka ardhur Kina, ku po shkon dhe çfarë lloj rruge zhvillimi do të marrë, dhe duke mishëruar mendimet e thella të lidershipit kinez me Xi Jinping në thelb mbi prirjen e përgjithshme të zhvillimit të Kinës dhe botës dhe fatin e ardhshëm të njerëzimit, dhe janë lexime autoritative mbi pikëpamjen bashkëkohore të Kinës për zhvillimin dhe botëkuptimin.
Që nga botimi i vëllimit të parë në 2014, ai është përkthyer në 41 gjuhë dhe ka mbuluar më shumë se 180 vende dhe rajone anembanë botës, duke e bërë atë një nga librat më me ndikim të liderëve të sotëm.
Zonja dhe zotërinj, miq. Që nga publikimi i tij në 2017, versioni shqip i librit ka marrë vëmendje dhe mirëpritje të gjerë nga të gjitha qarqet në Shqipëri, duke ofruar një “dritare mendimi” për miqtë shqiptarë që mendojnë dhe eksplorojnë përvojën e suksesshme të zhvillimit të Kinës për të lexuar dhe kuptuar Kinën dhe Partinë Komuniste të Kinës, dhe është bërë një dëshmi e gjallë e shkëmbimeve kulturore Kinë-Shqipëri dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë të qytetërimeve. Besohet se kjo ngjarje do të nxisë më tej shkëmbimin Kinë-Shqipëri në përvoja të qeverisjes, do të thellojë mirëkuptimin dhe njohuritë reciproke midis dy popujve dhe do të injektojë një vrull të ri në zhvillimin e marrëdhënieve tradicionale miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë në epokën e re”, tha ambasadorja e Kinës.
Ish-parlamentarja shqiptare, Diana Çuli, tha në aktivitet se përkthimi në shqip i librit është një kontribut për të zgjeruar njohuritë për zhvillimin e Kinës.
Sipas saj, libri shërben si mundësi e veçantë për komunitetin ndërkombëtar për të kuptuar rrugën e zhvillimit të Kinës.
Rexhep Hida, president i shtëpisë botuese “Fan Noli”, e cila ka botuar versionin shqip të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”, deklaroi se dy vëllimet e para të librit të presidentit kinez përbëjnë një ndër botimet më të rëndësishme të kësaj shtëpie botuese, i cili është pritur me interes në Shqipëri.
Ish-ambasadori shqiptar, Spartak Topallaj, vlerësoi figurën e presidentit kinez, Xi Jinping dhe mendimin e tij si kreu i shtetit në zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kinës.
Vëllimi i dytë i librit përmban një përmbledhje me fjalime, biseda dhe intervista të presidentit kinez, gjatë periudhës 2014-2019.
***
Fjala e Pang Chunxue, Ambasadore e Kinës në Shqipëri
Te nderuar Zv. Drejtor i Përgjithshëm Lu Cairong, President Hida, Znj. Culi, Ambasador Topollaj, Zonja dhe zotërinj, miq,
Mirëdita! Kënaqësi të marr pjesë në takimin e sotëm për ndarjen dhe shkëmbimin e mendimeve të versionit shqip të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”. Në emër të Ambasadës Kineze në Shqipëri, dëshiroj t’u uroj një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë të ftuarve dhe respekt të lartë për institucionet dhe ekspertët kinezë dhe shqiptarë që kanë punuar shumë për përkthimin dhe botimin e këtij libri.
“Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” është një vepër e rëndësishme e Presidentit Kinez Xi Jinping. Seria e librave përmban diskutimet e rëndësishme të Presidentit Xi Jinping mbi filozofinë e qeverisjes dhe strategjitë qeverisëse, duke iu përgjigjur thellësisht pyetjeve se nga ka ardhur Kina, ku po shkon dhe çfarë lloj rruge zhvillimi do të marrë, dhe duke mishëruar mendimet e thella të lidershipit kinez me Xi Jinping në thelb mbi prirjen e përgjithshme të zhvillimit të Kinës dhe botës dhe fatin e ardhshëm të njerëzimit, dhe janë lexime autoritative mbi pikëpamjen bashkëkohore të Kinës për zhvillimin dhe botëkuptimin. Që nga botimi i vëllimit të parë në 2014, ai është përkthyer në 41 gjuhë dhe ka mbuluar më shumë se 180 vende dhe rajone anembanë botës, duke e bërë atë një nga librat më me ndikim të liderëve të sotëm.
Zonja dhe zotërinj, miq, Kina dhe Shqipëria kanë miqësi të thellë tradicionale. Në vitet 1960 dhe 1970, njerëzit e të dy vendeve shkruajtën një histori të bukur miqësie që kapërceu malet dhe oqeanet. Pavarësisht se situata ndërkombëtare ka pasur ndryshime, ndjenjat miqësore mes dy popujve kanë qenë gjithmonë në zemrat e tyre. Duke hyrë në shekullin e ri, marrëdhëniet kino-shqiptare ruajnë një prirje të shëndetshme dhe të qëndrueshme, liderët e të dy vendeve mbajnë komunikime te mira, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar vazhdon të thellohet dhe shkëmbimet njerezore po bëhen gjithnjë e më të afërta. Në vitin 2023, vëllimi tregtar Kinë-Shqipëri kaloi 1 miliard dollarë amerikanë, Kina është bërë partneri i dytë tregtar i Shqipërisë dhe të dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në turizëm dhe marrëveshjen për heqjen e vizave, duke lehtësuar shkëmbimin e njerëzve midis dy vendeve, gjëra që na bëjnë me më shumë besim për të ardhmen e marrëdhënieve kino-shqiptare. Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me miqtë tanë shqiptarë për të organizuar një sërë aktivitetesh për të ngushtuar distancën mes zemrave të dy popujve tanë.
Aktualisht, Kina po përparon në mënyrë gjithëpërfshirëse në ndërtimin e një kombi të fortë dhe përtëritjen kombëtare me anë të modernizimit të stilit kinez, në promovimin e progresit gjithëpërfshirës shoqëror dhe përmirësimin e mirëqenies së jetesës së njerëzve në kontekstin e zhvillimit me cilësi të lartë. Kina do të mbajë gjithmonë lart flamurin e zhvillimit paqësor dhe bashkëpunimit me përfitim të përbashkët, do të promovojë një botë shumëpolare me barazi e rend dhe globalizimin ekonomik me leverdi të ndërsjelltë, përfitime të përbashkëta dhe gjithëpërfshirje. Kemi një shprehje kineze që thotë “Të forcojmë veten për të ndihmuar njerëzit e tjerë dhe botën”, pra do të ndajmë mundësitë e zhvillimit që sjell modernizimi i stilit kinez me të gjitha vendet e botës, duke përfshirë Shqipërinë, për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me fat të përbashkët për njerëzimin.
Zonja dhe zotërinj, miq. Që nga publikimi i tij në 2017, versioni shqip i librit ka marrë vëmendje dhe mirëpritje të gjerë nga të gjitha qarqet në Shqipëri, duke ofruar një “dritare mendimi” për miqtë shqiptarë që mendojnë dhe eksplorojnë përvojën e suksesshme të zhvillimit të Kinës për të lexuar dhe kuptuar Kinën dhe Partinë Komuniste të Kinës, dhe është bërë një dëshmi e gjallë e shkëmbimeve kulturore Kinë-Shqipëri dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë të qytetërimeve. Besohet se kjo ngjarje do të nxisë më tej shkëmbimin Kinë-Shqipëri në përvoja të qeverisjes, do të thellojë mirëkuptimin dhe njohuritë reciproke midis dy popujve dhe do të injektojë një vrull të ri në zhvillimin e marrëdhënieve tradicionale miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë në epokën e re.
Faleminderit!
***
Fjala e Lu Cairong, zv.president i Grupit Ndërkombëtar të Botimeve të Kinës
E nderuar Ambasadore Pang Chunxue,
Zonja dhe zotërinj, miq:
Mirëdita!
Është një kënaqësi e madhe të mblidhemi së bashku në Tiranën e bukur në Takimin për Ndarjen dhe Shkëmbimit të Mendimeve mbi versionin shqip të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”. Fillimisht, në emër të Grupit Ndërkombëtar të Botimeve të Kinës, dëshiroj t’u shpreh mirëseardhje të ngrohtë të gjithë të ftuarve! Të shpreh falënderimet e përzemërta për Ambasadën Kineze në Shqipëri, e cila na ka dhënë gjithmonë mbështetje dhe ndihmë të madhe! Të shpreh përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të mira për lexuesit shqiptarë nga të gjitha qarqet që e duan kulturën kineze dhe shkrimet e Presidentit Xi Jinping!
“Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” fokusohet në mendime të Presidentit Xi Jinping mbi socializmin me karakteristika kineze në epokën e re dhe prezanton një panoramë të modernizimit të stilit kinez. Kjo vepër është përkthyer dhe botuar në katër vëllime dhe 41 gjuhë, që nga shtatori 2014 dhe është shpërndarë në më shumë se 180 vende dhe rajone anembanë botës, dhe ka tërhequr vëmendjen e gjerë dhe vlerësimin e lartë nga personalitete politike, elita akademike dhe popuj të vendeve të ndryshme.
Nga kontaktet e mia me miqtë shqiptarë gjatë këtyre viteve, ndjej se të gjitha qarqet në Shqipëri u kanë kushtuar shumë vëmendje zhvillimit dhe ndryshimeve të Kinës, kanë plot interes për mundësi të zhvillimit si “Një Brez, Një Rrugë” dhe dëshirojnë të eksplorojnë arritjet historike dhe kode zhvillimi të modernizmit të stilit kinez. Me ndihmën e Ambasadës dhe miqve, duke bashkëpunuar me Shtëpinë Botuese “Fan Noli”, kemi përkthyer dhe botuar versionin shqip të “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”, Vëllimi 1 dhe Vëllimi 2, me qëllim përmbushjen e këtyre kërkesave.
Shpresojmë që përmes aktiviteteve të tilla, të promovojmë këtë vepër për të hyrë më thellë në shoqërinë shqiptare, për të ndihmuar lexuesit shqiptarë të rrisin njohuritë dhe të kuptuarit e tyre për Kinën në epokën e re, si dhe të promovojmë shkëmbimin e përvojës në qeverisjen dhe qytetërimin midis dy vendeve. Këtu do të doja të ndaja me ju disa nga përvojat dhe njohuritë e mia mbi temën e modernizimit kinez.
Së pari, modernizimi i stilit kinez është një modernizim që i vë njerëzit në radhë të parë dhe është i përkushtuar për realizimin e prosperitetit të përbashkët. Njerëzit në radhë të parë janë orientimi themelor i vlerës së modernizimit të stilit kinez dhe është gjithashtu filli dallues i librit. Presidenti Xi Jinping shpesh thotë: “Vendi është populli i tij; populli është vendi”. Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, nën drejtimin e drejtë të Presidentit Xi Jinping, Partia Komuniste e Kinës i është përmbajtur pozicionit të popullit, duke e çuar popullin të fitojë me sukses betejën më të madhe kundër varfërisë në historinë njerëzore, afro 100 milionë njerëz të varfër po nxirren nga varfëria dhe 1.4 miliardë njerëz po hyjnë në një jetë mesatarisht të pasur sipas planit. “Do të mendoj për shqetësimet e njerëzve dhe do të veproj sipas pritshmërive të popullit”. Në këtë vepër, lexuesit shqiptarë mund të kuptojnë vërtet se modernizimi i stilit kinez është një modernizim që merr pritshmëritë e njerëzve si forcën e tij të brendshme lëvizëse, një modernizim që fokusohet gjithmonë në interesat e një numri më të madh njerëzish dhe një modernizim që ndjek zhvillimin gjithëpërfshirës te njerëzit.
Së dyti, modernizimi i stilit kinez është modernizim i bazuar në kushtet kombëtare dhe rrugën kineze. Baza e popullsisë së Kinës, kushtet ekonomike, historia dhe traditat kulturore dhe faktorë të tjerë përcaktojnë se nuk ka asnjë model të gatshëm për t’u mësuar ose precedent për të ndjekur në promovimin e modernizimit në Kinë. Presidenti Xi Jinping ka theksuar thellësisht se “Një vend që shkon drejt modernizimit nuk duhet vetëm të ndjekë ligjet e përgjithshme të modernizimit, por edhe të jetë në përputhje me realitetin e vet dhe të ketë karakteristikat e veta”. “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” prezanton në mënyrë sistematike rrugën dhe praktikat e Partisë Komuniste të Kinës për t’i udhëhequr njerëzit drejt një rruge të modernizimit të stilit kinez dhe krijimit të një forme të re të qytetërimit njerëzor, duke demonstruar një model krejt të ri modernizimi dhe duke ofruar përvojë dhe frymëzim për një numër të madh vendesh në zhvillim që të lëvizin drejt modernizimit vetë.
Së treti, modernizimi i stilit kinez është një modernizim i bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe i rrugës së zhvillimit paqësor. Presidenti Xi Jinping thekson se: “Rruga e zhvillimit paqësor është përgjigja e Kinës ndaj vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për drejtimin e zhvillimit të Kinës, dhe është gjithashtu vetëbesimi dhe vetëdija e popullit kinez në realizimin e qëllimeve të tyre të zhvillimit. Ky vetëbesim dhe kjo vetëdije vijnë nga rrënjët e thella të qytetërimit kinez, nga njohja e kushteve për arritjen e synimeve të zhvillimit të Kinës dhe nga kapja e prirjes së përgjithshme të zhvillimit botëror”. Mençuria e Presidentit Xi Jinping për zhvillimin paqësor rrjedh midis linjave të kësaj pune. Në vitet e fundit, ekonomia e Kinës ka ruajtur një rritje të qëndrueshme për shumë vite me radhë, duke kontribuar mesatarisht më shumë se 30 për qind në rritjen ekonomike të botës për një kohë të gjatë, duke sjellë “Një Brez, Një Rrugë” dhe produkte të tjera të njohura publike ndërkombëtare, duke promovuar ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore dhe duke përfituar më mirë njerëzit e të gjitha vendeve nga frytet e zhvillimit.
Zonja dhe zotërinj, miq.
Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë. Të dyja vendet tona ndajnë një miqësi të thellë tradicionale. Në vitet 1960 dhe 1970, filmat e vjetër shqiptar si “Plagë të vjetra”, “Njësiti Guerril” dhe “Ngadhnjim mbi Vdekje” janë kujtesa kolektive e një brezi të tërë kinezësh. Ndihma vetëmohuese e Kinës për Shqipërinë ka mbjellë prej kohësh farat e miqësisë me Kinën në zemrat e popullit shqiptar.
Grupi Ndërkombëtar i Botimeve të Kines është organizata më e vjetër dhe më e madhe gjithëpërfshirëse e komunikimit ndërkombëtar në Kinën e Re. Gjatë këtyre viteve, ne i kemi kushtuar një rëndësi të madhe shkëmbimeve dhe ndërveprimeve me të gjitha qarqet në Shqipëri, si dhe kemi kryer bashkëpunim të gjerë në fushat e botimit të librave, shpërndarjes mediatike dhe dialogut të think tank-eve. Në veçanti, përkthimi bashkëpunues dhe botimi i versioneve në shqip të “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”, Vëllimi 1 dhe Vëllimi 2, kanë dhënë një shembull epokal të shkëmbimit dhe bashkëpunimit kulturor midis dy vendeve. Në të ardhmen do të vazhdojmë të promovojmë bashkërisht përkthimin dhe botimin e veprave të rëndësishme të Presidentit Xi Jinping në Shqipëri. Gjithashtu, presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me qarqet botuese dhe kulturore shqiptare për të krijuar më shumë produkte botuese, mediatike dhe përkthimore, në mënyrë që të krijojmë një kapitull të ri për miqësinë Kinë-Shqipëri.
Së fundi, i uroj sukses të plotë këtij eventi dhe uroj që pema e miqësisë mes Kinës dhe Shqipërisë të qëndrojë përgjithmonë!
Ju faleminderit të gjithëve!