Zaçaj: Gjykata Kushtetuese, element kyç në garantimin e parimit të shtetit të së drejtës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar për nder të gjyqtarit Anthony Kennedy, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë së SHBA


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar për nder të gjyqtarit Anthony Kennedy, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një karrierë të shkëlqyer si jurist, dedikuar promovimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Zaçaj mori pjesë në këtë ceremoni me ftesë të Javier Cremades, kryetar i Shoqatës Botërore të Juristëve (WJA).

Gjatë sesionit me titull “Pavarësia e Gjyqësorit dhe Indeksi i Shtetit të së Drejtës”, kryetarja Zaçaj në fjalën e saj theksoi se “vetëm një gjykatë e pavarur, së cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese”.

Po ashtu, ajo shtoi se “në drejtim të garantimit të parimit të shtetit të së drejtës, Gjykata Kushtetuese është një element kyç për sa kohë që kontrolli kushtetues është një nga këto mekanizmat që ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi”.

Shoqata Botërore e Juristëve (WJA) është krijuar në vitin 1963 si një forum ndërkombëtar ku kryetarë shtetesh, gjyqtarë, qeveritarë, akademikë, avokatë, aktivistë dhe figura të tjera të rëndësishme bashkëpunojnë për promovimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…