Hungaria nënshkruan ligjin për ratifikimin e anëtarësimit suedez në NATO

Presidenti i ri i Hungarisë, Tamás Sulyok nënshkroi sot një ligj që ratifikon anëtarësimin suedez në NATO.


Presidenti i ri i Hungarisë, Tamás Sulyok nënshkroi sot një ligj që ratifikon anëtarësimin suedez në NATO.

Nënshkrimi i projektligjit të miratuar nga parlamenti hungarez më 26 shkurt përfundon procesin e ratifikimit për Suedinë, pasi Hungaria ishte vendi i fundit që ratifikoi anëtarësimin suedez.

Rregullat e NATO-s kërkojnë që të gjithë anëtarët e aleancës të njoftojnë zyrtarisht qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se kanë ratifikuar protokollet e pranimit për Suedinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të ftojë më pas zyrtarisht Suedinë për t’u bashkuar me aleancën.

Suedia do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s pasi t’i dorëzojë dokumentet e anëtarësimit sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Stokholmi aplikoi për t’u bërë anëtar i NATO-s në maj 2022 pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Hungaria ishte vendi i fundit i NATO-s që ratifikoi anëtarësimin suedez, edhe pse Budapesti u kishte premtuar aleatëve se nuk do të ishte i fundit.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…