
KQZ: Bashkëpunimi rajonal, thelbësor për të adresuar sfidat e përbashkëta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve priti përfaqësues nga KQZ e Bosnjë-Hercegovinës, përfaqësues nga Drejtoria e Gjendjes Civile dhe Autoriteti i Ruajtjes së të Dhënave Personale, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Sarajevë.
Vizita studimore dyditore tregoi edhe një herë se sa e rëndësishme është rritja e frekuencës së komunikimeve dhe shkëmbimeve të përvojave, për të qenë më të përgatitur për sfidat e ardhshme zgjedhore.
Në mënyrë të ngjashme, ky aktivitet do të shërbejë si një mundësi për të ndërtuar një komunikim rajonal dhe për të lidhur KQZ-në e Shqipërisë me KQZ-të e tjera në rajon. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të siguruar një mbështetje reciproke.