Xi: Të forcohet përgjegjësia e misionit, të thellohen reformat e risitë dhe të rriten në mënyrë të gjithanshme aftësitë strategjike në fushat e reja

President i Kinës Xi Jinping vuri në dukje se zhvillimi i fushave të reja vjen në thelb nga inovacioni dhe zbatimi i shkencës dhe i teknologjisë


Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi në mbledhjen plenare të delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe të Forcave të Policisë së Armatosur në sesionin e dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore të enjten pasdite se aftësitë strategjike në fushat e reja janë një pjesë e rëndësishme e sistemit dhe aftësive strategjike kombëtare. Ato lidhen me zhvillimin cilësor të ekonomisë dhe shoqërisë kineze e me nismat e sigurisë kombëtare dhe të betejave ushtarake, dhe kanë rëndësi të madhe për promovimin e gjithanshëm të ndërtimit të një vendi të fortë e të përtëritjes kombëtare nëpërmjet modernizimit të stilit kinez. Sipas tij, duhet të forcohet përgjegjësia e misionit, të thellohen reformat e risitë dhe të rriten në mënyrë të gjithanshme aftësitë strategjike në fushat e reja.

“Që prej Kongresit të 18-të, ne kemi bashkërenduar zhvillimin e industrive të reja strategjike e të forcave të reja luftarake dhe kemi arritur një sërë rezultatesh madhore. Pas Kongresit të 20-të, Komiteti Qendror i Partisë, duke u nisur nga perspektiva e përgjithshme e promovimit të zhvillimit me cilësi të lartë, propozoi qartë përshpejtimin e zhvillimit të forcave të reja prodhuese cilësore. Kjo ofron një mundësi të rrallë për ndërtimin e kapaciteteve strategjike në fushat e reja,” tha ai.

Xi Jinping-u theksoi gjithashtu nevojën për t’i dhënë përparësi zhvillimit dhe zbatimit të planeve të lidhura me krijimin e kapaciteteve strategjike në fushat e reja. Sipas tij, duhet të bashkërendohen përgatitjet për betejat ushtarake detare, mbrojtjen e të drejtave e interesave detare dhe zhvillimin e ekonomisë detare, të optimizohet konfigurimi hapësinor dhe të promovohet ndërtimi i sistemit hapësinor të Kinës, të ndërtohet një sistem i mbrojtjes së hapësirës kibernetike dhe të përmirësohet aftësia për të ruajtur sigurinë kibernetike kombëtare. Po ashtu, duhet të forcohet planifikimi dhe zbatimi i përgjithshëm i projekteve madhore të teknologjisë inteligjente dhe të forcohet zbatimi i rezultateve të përparuara.

Xi Jinping-u vuri në dukje po ashtu se zhvillimi i fushave të reja vjen në thelb nga inovacioni dhe zbatimi i shkencës dhe i teknologjisë. “Ne duhet të rrisim besimin tonë në inovacion, të nisemi nga realiteti, të promovojmë fuqishëm inovacionin e pavarur e origjinal dhe të nxitim rritjen e forcave të reja prodhuese cilësore për një efektivitet të ri luftarak cilësor,” u shpreh ai. (Çang Çuo)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…