Përmbyllja e monitorimit nga Asambleja e KiE, Gjylameti: Gur kilometrik, certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë


Pas 29 vitesh anëtarësim në Këshillin e Evropës, me unanimitet të plotë anëtarët e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare kanë përmbyllur procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim.


Pas 29 vitesh anëtarësim në Këshillin e Evropës, me unanimitet të plotë anëtarët e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare kanë përmbyllur procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim.

Deputetja Blerina Gjylameti e cila është njëherësh dhe zv.presidente e Asamblesë së Këshillit të Evropës, nënvizon se ky vlerësim është një tjetër meritë që vijon t’i shtohet çdo ditë meritave që merr Shqipëria nga organizata serioze ndërkombëtare, falë një pune të palodhur të Kryeministrit Rama, që e bën kaq të lehtë sigurimin e suksesit të merituar të vendit tonë, punë e cila ka sjellë këtë ndryshim rrënjësor të Shqipërisë në 10 vitet e fundit.

“Krenare që sot ndaj këtë gëzim, i cili sjell me vete gjithashtu angazhim të shtuar për të vijuar me këmbëngulje rrugën për ta bërë jetën e qytetarëve tanë më të mirë dhe Shqipërinë më të nderuar, ashtu siç ajo e meriton”, theksoi ajo në rrjetet sociale.

Gjylameti nënvizon se ky vendim ka ardhur pas një pune intensive e në koordinim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit janë paraqitur të gjitha reformat e ndërmarra në 10 vitet e fundit nga Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

“Më në fund i gjithë mundi, sakrificat dhe këmbëngulja për të ndërtuar një shtet të ligjor dhe për një jetë sa më të mirë për qytetarët tanë, kjo ditë bëhet një ditë e shënuar, një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë. Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime”, u shpreh më tej Gjylameti.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.