
Përputhja e politikës së jashtme dhe vizave, Fino takim me përfaqësues të BE
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me delegacionin nga Komisioni Evropian (DG Home dhe DG Near),

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me delegacionin nga Komisioni Evropian (DG Home dhe DG Near), përfaqësuesit e disa shteteve anëtare të BE-së, Frontex, Europol, Agjencia Evropiane për Azilin (EUAA), dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë.
Në qendër të takimit ishte përputhja e politikës së jashtme dhe politikës së vizave.
“Ndërsa vazhdojmë të punojmë fort dhe të adresojmë të gjitha sfidat në këtë fushë, Shqipëria mbetet e përkushtuar drejt angazhimit për rrugën tonë drejt BE-së”, u shpreh Fino në një reagim në rrjetet sociale.