Rama: Reforma territoriale ka dhënë rezultat, nevojitet tjetër fazë me më pak bashki

Kryeministri: Bashki të caktuara, nëse integrohen me njëra-tjetrën mund të prodhojnë më shumë ekonomi, mund të prodhojmë më shumë rezultat


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot për mediet nga Shkodra ku u zhvillua takimi i punës mes qeverisë dhe bashkive të vendit se, reforma territoriale ka dhënë rezultat, por reforma do një tjetër fazë me më pak bashki.

I pyetur nga gazetarët nëse është e hapur mazhoranca qeverisëse për të menduar për një reformë të re territoriale, Rama tha se, “reforma ka dhënë rezultat”.

“Unë e kam thënë që ne jemi të bindur që reforma do një tjetër faze, por me më pak bashki, jo me më shumë, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës, kështu që nuk kemi çfarë diskutojmë sot dhe as nuk është një çështje e kësaj faze të qeverisjes sepse është një debat që është vetëm harxhim kohe, por që është e sigurt që bashki të caktuara, nëse integrohen me njëra-tjetrën mund të prodhojnë më shumë ekonomi, mund të prodhojmë më shumë rezultat, ndërkohë që sa i përket shërbimeve, shërbimet janë shumë të qarta sesi e kanë të ardhmen e tyre”, tha Rama.

“Po e shohim me e-Albania. Unë pata nderin të takohem këtu sot me gjykatësen e parë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është shkodrane. Jam shumë i impresionuar nga personaliteti i saj dhe ishte me vëllanë, i cili edhe ai, prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara, është kthyer në Shkodër dhe fliste për e-Albania me kënaqësinë më të madhe, duke qenë edhe i fushës së teknologjisë dhe përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve dhe shtrirja e tyre në nivel bashkie është e ardhmja”, u shpreh Rama.

“Nuk është më problem nga kjo pikëpamje për të pasur në çdo pikë të territorit pika shërbimesh që mund të bëhen online, por është një diskutim që nuk ia vlen të humbim kohën sot sepse nuk është në rendin e ditës një reformë tjetër e territorit që do t’i vijë koha, me siguri, nuk e di kur dhe që do duhet të bëjë një sintezë më të madhe midis bashkive sepse Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitete, më shumë kualitet në administrimin vendor”, theksoi kreu i qeverisë.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Manja: Rikthehet aksesi në arkivat noteriale, mbrojmë qytetarët nga abuzimet

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e marrjes së arkivave noteriale të paadministruara ndër vite, përfshirë ato të noterëve që…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manja: Rikthehet aksesi në arkivat noteriale, mbrojmë qytetarët nga abuzimet

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e marrjes së arkivave noteriale të paadministruara ndër vite, përfshirë ato të noterëve që…