A kanë përgjegjësi shkencëtarët për shpikjet e tyre?

Historia mijëvjeçare e Njerëzimit njeh shembuj të shumtë kur shpikjet e shkencëtarëve janë përdorur nga sundimtarët si mjete shfarosëse ndaj kundërshtarëve të tyre


Nga Klodi Stralla

Dje filmi “Oppenheimer” u nominua me disa çmime Oskar, ashtu siç edhe pritej. Një film mbreslënës që para disa muajve u shfaq me sukses edhe në kinematë tona.

Regjizori Cristpher Nolan kish ditur të ndërthurrë artistikisht historinë e ndërtimit të të parës bombë atomike nga amerikanët në vitin 1945 përmes projektit “Manhatan” me brejtjen e ndërgjegjes të fizikanit Openhejmer, që ishte shkencëtari që e drejtoi dhe realizoi atë projekt.

Sigurisht, si humanist (siç janë përgjithësisht shkencëtarët), ai pësoi një traumë psikike, kur pa se çfarë pasoja solli ajo (bomba) mbi popullsinë civile, të pambrojtur, në Hiroshima dhe Nagazaki, ku u hodhën të dy bombat e para (frut edhe i punës të tij) me justifikimin për t’i dhënë fund luftës dhe kursyer mijra të vrarë të tjerë nëse ajo vazhdonte.

Kushdo nga ne mund të pyesë: – A ishin Oppenhejmeri dhe kolegët e tij përgjegjës për realizimin e saj? Teknikisht po, po më tej…? Përgjigjen, në film, e dha vetë presidenti amerikan Truman, kur i thotë Oppenheimer-it: – “S’ke përse shqetësohesh, bombën nuk e hodhe ti por unë! Edhe kjo ishte e vërtetë. Vendimarrja u takonte politikës dhe ushtërisë.

Historia mijëvjeçare e Njerëzimit njeh shembuj të shumtë kur shpikjet e shkencëtarëve janë përdorur nga sundimtarët si mjete shfarosëse ndaj kundërshtarëve të tyre; ka edhe shembuj të tjerë që shpikjet e shkencëtarëve kanë shërbyer për mbrojtjen e atdheut (rasti i Arkimedit që mbrojti Sirakuzën nga pushtuesit romakë); sigurisht ka shumë më tepër raste që shpikjet e tyre kanë lehtësuar dhe përmirësuar jetën e miljona njerëzve. Pa shpikjet e tyre sot ne do të ishim ende në epokën e gurit!

Shkencëtarët, për nga natyra e tyre, motivohen nga zbulimi i të vërtetës. Kjo është dhuntia që u ka falur Natyra, ndërsa përdorimi praktik i shpikjeve të tyre është diçka tjetër. Çdo shpikje, në vetvete, mund të përdoret si për mire (dobi) ashtu edhe për keq (dëm), kjo nuk ka lidhje me shkencën, e cila nuk është as morale dhe as imorale por – amorale (përtej moralit). Figurativisht shkencëtarët, pa dashur, e nxjerrin “djallin nga shishja” por pastaj nuk janë të aftë dhe as kanë mundësi t’a futin atë përsëri në “shishe”!

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…