OSBE, trajnim për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shteti

Departamenti për Kërcënimet Ndërkombëtare i Sekretariatit të OSBE-së dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhanë Policisë së Shtetit licenca shtesë të softuerit për analizën e krimit


Departamenti për Kërcënimet Ndërkombëtare i Sekretariatit të OSBE-së dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhanë Policisë së Shtetit licenca shtesë të softuerit për analizën e krimit dhe zhvilluan një trajnim të avancuar në Tiranë.

Duke u mbështetur në programin e mëparshëm të trajnimit hyrës, mbajtur në dhjetor 2023, kjo nismë e organizuar nga data 26 shkurt deri më 8 mars 2024, u përshtat për 40 analistë të rinj të Drejtorisë së Inteligjencës dhe Arkivave Kriminale të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati tha se trajnimi shënon një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes OSBE-së dhe Policisë së Shtetit.

“Ai jo vetëm përforcon themelet e hedhura nga përpjekjet e mëparshme për ngritjen e kapaciteteve, por gjithashtu i siguron Policisë së Shtetit mjete softuerike kritike, përfshirë licencat i2 Analyst’s Notebook. Këto licenca do t’u mundësojnë analistëve të zbatojnë aftësitë e tyre të reja të fituara në praktikë, duke përmirësuar më tej efikasitetin dhe efektivitetin operativ”, tha Nallbati.

Veprimtaria ishte pjesë e projektit të OSBE-së “Ndërtimi i kapaciteteve policore të udhëhequra nga inteligjenca në nivel rajonal dhe kombëtar në zonën e OSBE-së”, i cili financohet nga Gjermania.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!