Çuçi: Opozita iu rikthye jetës parlamentare normale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi e konsideroi një lajm pozitiv


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi e konsideroi sot një lajm pozitiv, faktin që opozita u ul për të diskutuar në Konferencën e Kryetarëve.

Në një prononcim për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi u shpreh se “sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në tetor 2023”.

“Ne ramë dakord në parim për rikthimin në jetën parlamentare normale. Sot vendosëm në Konferencën e Kryetarëve, që të rregullohen objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë”, tha Çuçi.

Sipas tij, rikthimi në mbledhjen e konferencës së kryetarëve ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamentare në vend.

“Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund. Opozita zgjodhi që të ikë nga organet e parlamentit dhe të bëjë atë aksion, ku besoj tashmë janë të bindur që nuk i çon gjëkundi dhe vendosën të hyjnë në jetën normale parlamentare”, tha ai.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”