Ambasadori gjerman: Do të shohim nëse parlamenti do t’i rikthehet realisht normalitetit

Ambasadori gjerman Karl Bergner ka reaguar pas dakordësimit të arritur ditën e djeshme mes opozitës dhe mazhorancës, për t’iu rikthyer normalitetit në Kuvend.


Ambasadori gjerman Karl Bergner ka reaguar pas dakordësimit të arritur ditën e djeshme mes opozitës dhe mazhorancës, për t’iu rikthyer normalitetit në Kuvend.

Në një deklaratë për mediet nga Korça, Bergner është shprehur shkurt se, pavarësisht kënaqësisë për të parë rikthimin e Parlamentit në shinat e normalitetit, gjithçka mbetet për t’u parë në seancën e nesërme.

I pyetur nëse kanë meritë ndërkombëtarët për kthimin në normalitet të Kuvendit, Bergner tha se, “nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse parlamenti do t’i rikthehet realisht aktivitetit të vet normal duke folur për përmbajtje pa qenë nevoja të bojkotohen seancat”.

“Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit që prej se në parlament ka nisur pra zhvillimet deri diku shqetësuese sikurse i keni konstatuar pra kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE”, theksoi ai.

“Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordësi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë”, shtoi ai.

I pyetur nëse mund të ketë zgjedhje pa pasur ndryshimet e rekomanduara në kod nga kushtetuesja, Bergner tha se kjo është një pyetje mjaft teorike sepse, siç u shpreh ai “ne shpresojmë që të kemi një reformë të sistemit zgjedhor dhe unë nuk mund të jap që tani konkluzionet e mia për një reformë që nuk është përmbyllur ende”.

“Sikurse ju e dini ekziston një komision parlamentar për çështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e vet deri në datën 21 Mars, do paraqesë rezultatet e punës së tij përpara përpara parlamentit, përpara kuvendit dhe në momentin që do të merret vendimi në lidhje me këto rezultate atëherë mund të shprehemi”, theksoi ai.

I pyetur nëse është momenti për të ndërhyrë në Kushtetutë, Bergner tha se, “sigurisht që deri më tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete që ka marrë se nuk kemi mbërritur deri në atë pikë do e ndjekim me vëmendje këtë proces është sigurisht e qartë që ne kemi interes që procesi i reformës zgjedhore të jetë një proces sa më i gjerë të jetë i mundur duke përfshirë sa më shumë interesa ka edhe një set të gjerë rekomandimesh të OSBE lidhur me këtë proces pra është një proces që normalisht do vijojmë ta ndjekim në vazhdimësi”.

Ambasadori gjerman ishte në Korçë me qëllim për të njohur qytetin.

(Marrë nga ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…