Gazheli: Sistemi informatik doganor në përputhje me standardet e BE

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli zhvilloi një takim me drejtues të Programit Asycuda të UNCTAD


Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli zhvilloi një takim me drejtues të Programit Asycuda të UNCTAD, Fabrice Millet, drejtuesi i Programit, Dmitry Godunov, koordinator rajonal, John David, drejtor i zhvillimit të programit dhe Constantin Ciuta, menaxher zyre i programit Asycuda, etj.

Gazheli shprehu vullnetin e Administratës Doganore Shqiptare për zhvillime të reja, të vazhdueshme dhe të qëndruese të sistemit informatik doganor në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian që përfshijnë tranzitin, vendimet doganore, deklarimin e thjeshtuar.

Drejtori i Përgjithshme i Doganave nënvizoi rolin e zhvillimeve të teknologjisë së informacionit për uljen e kohës së procedurave doganore për biznesin dhe individët duke nxitur ndërveprimet me institucionet e tjera si Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Postën Shqiptare, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor etj.

Drejtuesit e UNCTAD shprehën gatishmërinë dhe vullnetin në mbështetje të kërkesave të ADSH me qëllim modernizimin e sistemit informatik doganor në përputhje me standardet e BE-së.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”