Trajnime dhe grante, përfitojnë tetë biznese në Berat

Bizneset kanë përfituar falë programit “Rritu me Biznesin Tënd”, pjesë e Projektit të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Qëndrueshmërisë, me mbështetjen e bashkisë Berat.


Tetë biznese të vogla në Berat kanë përfituar falë programit “Rritu me Biznesin Tënd”, pjesë e Projektit të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Qëndrueshmërisë, me mbështetjen e bashkisë Berat.

Ky program transformues, me një kohëzgjatje prej 6 muajsh, mbështet bizneset e vogla për të përmirësuar aftësitë e tyre menaxhuese, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e tyre për të zgjeruar tregun dhe për t’u integruar më efektivisht në zinxhirët e vlerës lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mbështetja jepet përmes konsulencës së personalizuar nga konsulentë biznesi të dedikuar, trajnimeve dhe granteve për të modernizuar pajisjet dhe imazhin tregtar të biznesit.

Në kuadër të programit, çdo biznes ka përfituar: 100 orë konsulence biznesi; 11 orë trajnime (menaxhimi financiar, marketing, menaxhimi i rrjeteve sociale, protokolli, Praktikat e Mira të Prodhimit etj.); grante për të rinovuar pajisjet ose infrastrukturën; grante për të përmirësuar imazhin tregtar.

Sukseset në sajë të programit për 8 bizneset përfshijnë: 14% rritje të volumit të shitjeve; 13% rritje të bazës së klientëve; 51% rritje në zbatimin e standardeve të protokollit të “Praktikave të Mira të Prodhimit” – tregues i një përmirësimi të konsiderueshëm në standardet e sigurisë ushqimore dhe kushtet e punës.

Gjithashtu ky program ka mbështetur krijimin e partneriteteve afatgjata të suksesshme, të cilat kanë mundësuar dhe facilituar eksportin në disa prej sipërmarrjeve të mbështetura.

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.