Konferenca në Francë: Shqipëria, progres në fushën e barazisë gjinore

Nga 2015 në 2023, Shqipëria ka kaluar nga vendi i 70-të në atë të 17-in në renditjen botërore për barazinë gjinore.


Në konferencën “Të drejtat e grave dhe zgjerimi i BE-së”, organizuar nga Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, Shqipëria është vlerësuar për progresin e saj në fushën e barazisë gjinore.

“Shqipëria është marrë si shembull për progreset e saj në fushën e barazisë gjinore gjatë konferencës “Të drejtat e grave dhe zgjerimi i BE-së”, organizuar nga Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, në prani të ministrit francez dhe asaj gjermane për Evropën, aktorëve të diplomacisë, institucioneve franceze dhe atyre evropiane, si edhe aktivistëve të shoqërisë civile”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të ambasadës së Shqipërisë, në Francë.

Nga 2015 në 2023, Shqipëria ka kaluar nga vendi i 70-të në atë të 17-in në renditjen botërore për barazinë gjinore.

Ky aktivitet i nivelit të lartë, u përshëndet nga ministri i deleguar për Evropën, Jean-Nowl Barrot dhe homologja e tij gjermane, Anna Lührmann. Dy ministrat nënvizuan veçanërisht përgjegjësinë franko-gjermane për të promovuar të drejtat e grave brenda BE-së, si pjesë e procesit të zgjerimit dhe më gjerë përmes diplomacisë së tyre feministe.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të ambasadave të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, të institucioneve franceze dhe evropiane si dhe të shoqërisë civile. Ky takim bën të mundur krijimin e lidhjeve midis aktorëve dhe aktoreve të barazisë, gjinisë në të gjitha nivelet dhe nënvizon rëndësinë e konceptit të diplomacisë feministe, si nga ana e brendshme, për të ndërtuar një “Evropë feministe”, dhe nga ana e jashtme, për të krijuar një diplomaci të vërtetë feministe europiane.

Lexo më shumë nga

Rrezikuan të mbyten në det, policia shpëton dy turistet kroate në Velipojë

Dy turiste nga Kroacia janë shpëtuar nga policia pasi rrezikuan që të mbyteshin në Velipojë, si pasojë e dallgëve të…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rrezikuan të mbyten në det, policia shpëton dy turistet kroate në Velipojë

Dy turiste nga Kroacia janë shpëtuar nga policia pasi rrezikuan që të mbyteshin në Velipojë, si pasojë e dallgëve të…