
Presidenti Begaj nderohet me çmimin ndërkombëtar “Nizami Ganjavi”
Ky çmim i jepet personaliteteve me kontribut të lartë në këtë forum.

Në Baku, ku ndodhet për një vizitë pune, Presidenti Bajram Begaj u nderua me “ Nizami Ganjavi, Çmimi Ndërkombëtar për vitin 2024”.
Ky çmim i jepet personaliteteve me kontribut të lartë në këtë forum.
Këtë çmim më parë e kanë marrë personalitete shumë të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë: Bill Clinton, Margaret Thatcher, Suleyman Demirel, Boutros Boutros Ghali, kreun e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Mbretin e Jordanisë, Abdullah II Bin Al-Hussein.