
Begaj në Baku, takim me zv.sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një takim me Guy Ryder, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Bajram Begaj ndërsa ndodhet në Baku për një vizitë pune, zhvilloi një takim me Guy Ryder, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Begaj e cilësoi takimin si konstruktiv.
“Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”, u shpreh Begaj për takimin në rrjetet sociale.
“Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkruan Presidenti Begaj.