Hasani: Spanja, mbështetje të vazhdueshme Shqipërisë në rrugën për anëtarësim në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim me homologun e tij spanjoll, José Manuel Albares.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim me homologun e tij spanjoll, José Manuel Albares.

Duke falënderuar ministrin Albares për mikpritjen e ngrohtë, ministri Hasani theksoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës në rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria mirëpret vëmendjen e posaçme të politikës së jashtme spanjolle ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë është bërë më i rëndësishëm se kurrë në dritën e zhvillimeve të reja nëpër botë.

Me gjithë axhendën e ngjeshur të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Spanja bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur në tryezën e diskutimit politikën e zgjerimit dhe Ballkanin Perëndimor.

Ministri spanjoll Albares vlerësoi progresin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar në rrugën e saj drejt BE-së dhe ritheksoi mbështetjen e plotë të Spanjës për përpjekjet e vendit tonë për t’u bërë një kandidat lider në procesin e zgjerimit të BE-së.

Në fokus të takimit ishte edhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike.

Ministri Hasani theksoi se, pozicioni strategjik dhe mjedisi miqësor ndaj biznesit e bëjnë Shqipërinë një zgjedhje të zgjuar për investitorët dhe turistët.

Plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, inaugurimi i bazës së NATO-s në Kuçovë, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe konflikti aktual në Lindjen e Mesme ishin ndër çështjet e tjera të diskutuara.

Sot, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme të Shqipërisë dhe Spanjës, për bashkëpunimin e akademive diplomatike.

Ky memorandum synon vendosjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për trajnimin e diplomatëve të dy vendeve, si dhe shkëmbimin e informacionit në disiplina akademike përkatëse.

Ministrat Hasani dhe Albares diskutuan gjithashtu rreth projektit UNED, për krijimin e një kampusi në vitin 2024 në qytetin e Gjirokastrës, i cili së bashku me Kolegjin e Evropës do të jetë kampusi i parë universitar joshqiptar evropian që do të inaugurohet në Shqipëri, ndoshta në muajt në vijim.

Marrëdhëniet në fushat e kulturës dhe shkencës janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, siç tregohet nga prania e spanjishtes në departamentin e Studimeve Hispanike në Universitetin e Tiranës dhe nënshkrimi, gjatë takimit ministror, i një Memorandumi Mirëkuptimi midis Shkollave Diplomatike të dy vendeve.

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…