BERZH: Shqipëria, mundësi të jetë lidere në energjetikë

Që prej vitit 1992 në Shqipëri, BERZH ka investuar rreth 2 miliardë euro e pothuajse gjysma e kësaj vlere është investuar në 5-7 vitet e fundit,


Vitet e fundit Shqipëria po i kushton rëndësi burimeve të energjisë së rinovueshme, kjo ndikuar edhe nga ndryshimet klimatike që shkakton mungesë të reshjeve. Një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të qeverisë është BERZH, që ka mbështetur financiarisht me projekte për energjinë e rinovueshme. Drejtorja e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Ekaterina Solovova në një intervistë televizive tha se, “Shqipëria ka mundësi të jetë lider në energjetikë”.

“Një nga prioritetet tona strategjike në Shqipëri ka qenë në diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, kjo pasi Shqipëria ka qenë e varur 100% në energjinë e përftuar nga Hidrocentralet. Kjo nga njëra anë e bën Shqipërinë unike në prodhimin e energjisë së pastër, por në të njëjtën kohë kjo e bën edhe më të brishtë sa i përket ndryshimeve klimatike, nga mungesa e reshjeve të mjaftueshme. Duke iu referuar diversifikimit të energjisë ne jemi duke punuar së bashku me qeverinë shqiptare për këto projekte duke ofruar asistencë teknike dhe mbështetje financiare. Një shembull i mirë i kësaj është programi ynë për Energjinë e Rinovueshme ku ne këshillojmë qeverinë në krijimin dhe zhvillimin e ankandeve për energjinë diellore dhe eolike. 3 ankande të rëndësishme janë finalizuar edhe me ndihmen e asistencës tonë teknike, 2 prej tyre në energjinë diellore në vitet 2020 dhe 2021 dhe kemi mbyllur vitin e kaluar ankandin për energjinë që prodhohet nga era, pra parqet eolike. Të 3 këto projekte do të sjellin për Shqipërinë prodhim energjie të konsiderueshme”, tha Solovova.

Ajo nënvizon se të gjitha këto investime që ndërtohen me investitorë privat, por edhe shtetërore ofrojnë mundësinë për energji të pastër dhe me tarifa konkurruese.

Që prej vitit 1992 në Shqipëri, BERZH ka investuar rreth 2 miliardë euro e pothuajse gjysma e kësaj vlere është investuar në 5-7 vitet e fundit, sipas drejtores Ekaterina Solovova.

“Kjo tregon se ne e kemi rritur aktivitetin tonë vitet e fundit këtu në Shqipëri. Rreth 60% e portofolit tonë është në infrastrukturë dhe në sektorin e energjisë, ndërsa rreth 30% në institucionet financiare, ndërsa pjesa tjetër në sektorë të ndryshëm, si prodhim, burime natyrore, agrikulturë apo turizëm. Ajo çfarë mbetet me rëndësi është se ndarja e këtyre investimeve është bërë në mënyrë të barabartë si për sektorin publik po ashtu edhe atë privat, rreth 60% e financimeve janë në sektorin privat momentalisht, por kjo mund të ndryshojë ndër vite”, u shpreh ajo.

BERZH mbështet edhe investimet strategjike në infrastrukturën e gjelbër si hekurudhat, investimet te rrugët me standarde të larta në impaktin mjedisor e social dhe mbi të gjitha kushtet e sigurisë.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…