Specifikat dhe harmonia në parimet qeverisëse të Kinës!

Me iniciativën e presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, më 20 mars mbahet në Pekin forumi i tretë me temën “Demokracia dhe vlerat e përbashkëta të njeriut”!

default

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Me iniciativën e presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, më 20 mars mbahet në Pekin forumi i tretë me temën “Demokracia dhe vlerat e përbashkëta të njeriut”! Vetë një forum i tillë është përpjekje për të rritur dimensionet demokratike të qeverisjes. Forumet kanë një funksion, të debatojnë dhe të rekomandojnë zgjidhjet më të mira në dobi të interesit të individit dhe të shoqërisë.

Është e vërtetë se në Kinë raporti midis të drejtës kolektive dhe asaj individuale anon nga e para. Por kjo nuk do të thotë se liria e individit do të duhet të jetë e rrezikuar. Pikërisht këtij raporti do t’i kontribuojë edhe diskutimi në Forumin e III të emërtuar “Demokracia dhe vlerat e përbashkëta”! Gjithësesi ky diskutim duket se nuk ka objekt thjesht çështjet e demokracisë në Kinë, sa ato të vlerave të përbashkëta njerëzore në planet dhe respektimin e tyre. Kjo do të thotë se evente si ky adresojnë përafrimin e popujve bazuar në vlerat që ata përfaqësojnë. Nëse ka një vend, një Fuqi të Madhe të kohëve të sotme, të përgjegjshme dhe të angazhuar seriozisht në çështjet e sigurisë globale, ky vend është pikërisht Republika Popullore e Kinës.


Sekretari i partisë komuniste kinez në fshat grumbullon këshillat nga anëtarët e fshatit/VCG

Të qenit i angazhuar me sinqeritet në vendosjen ose rivendosjen e paqes në rajon, në kontinent ose në botë, siç bën Pekini, është padyshim vlerë që duhet të përhapet në çdo cep të globit. Një shembull: – Prej muajsh nuk ndodh asnjë zhvillim në rajonin e Tajvanit. Kjo sepse Kina këto kohë nuk ndjehet e provokuar. Pikërisht kjo provon angazhimin e sinqertë të Kinës për paqen e sigurinë globale. Ndërkaq demokracia e brendshme e Kinës është një karakteristikë e veçantë e saj. Kina nuk është as Europë, as Amerikë. Kultura politike e saj është e karakterizuar nga elementë të ndryshëm nga ato që karakterizojnë vendet e Perëndimit. Tradita kineze e qeverisjes dhe e ushtrimit të pushtetit me drejtësi është mijëravjeçare. Në thelbin e kësaj tradite qëndrojnë drejtësia, ajo që në perëndim quhet shteti i së drejtës dhe kujdesi i veçantë për shtresat në nevojë e njerëzit e vobektë. Kushdo që ka lexuar diçka nga historia e vjetër dhe e re e Kinës e kupton se në Kinë demokracia e këtij vendi është e lidhur pikërisht me këta dy elementë të rëndësishëm, drejtësinë për secilin dhe kujdesin për njerëzit në nevojë.

Demokracia kineze është përshtatje e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të saj me përvojën ndërkombëtare. Në Kinë, me kushtetutë shteti është përcaktuar si model i shtetit social i së drejtës. (Neni 5). Ndërkaq kushtetuta e këtij vendi parashikon dhe lejon shumë prej lirive demokratike, të cilat aplikohen në vendet demokratike perëndimore, nga mendimi i lirë e deri te e drejta e organizimit dhe e protestës. Por në dallim nga disa vende perëndimore, ku këto të drejta cenohen me ligje kundërthënëse, në Republikën Popullore të Kinës ka një lloj harmonie midis asaj që shkruhet në Kushtetutë e në ligje si dhe praktikës së zbatimit të tyre.


Kuadrot e fshatit bëjnë bisedime demokratike me banorët lokalë/VCG

Kina është një vend i hapur. Është e pamundur që një vend që aplikon ekonominë e tregut të lirë dhe zbaton me korrektësi ligjet e kësaj ekonomie në plan global, të ushtrojë diktaturë kundër qytetarëve të saj. Nuk shkojnë bashkë diktatura dhe iniciativa e lirë e liria e tregut. Ose njëra, ose tjetra. Ndërkohë që demokracia në planin social lidhet me respektimin e trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve të vendit. Vetëm në pikëpamje politike ka një sistem unik të drejtimit të shtetit bazuar në një parti politike, por përfaqësuese e të gjitha rajoneve kineze.

Kina konkurron në ekonominë botërore me ligjet e tregut të lirë e njëkohësisht e nxit konkurrencën edhe në ekonominë e saj brenda vendit. Ajo është një vend i hapur deri në atë masë sa ka liberalizuar vizat me vendet e Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se ajo është e hapur për kulturat e tjera. Një diktaturë kurrë nuk mund të hapet, siç ka bërë sidomos vitin e fundit udhëheqja kineze. Kësisoj përhapja e vlerave të lirisë dhe demokracisë nga ana e Kinës nuk është një slogan fals. Është një qëndrim parimor dhe i ndershëm i saj përballë opinionit botëror.

Po ne njohim shumë vende që aplikojnë sistemin shumëpartiak të qeverisjes e në fakt ato i trajtojnë çështjet e demokracisë dhe lirive themelore të të drejtave të njeriut në mënyrë autoritare dhe arrogante. Ne njohim jo pak vende, të cilat perëndimi i konsideron si demokraci, e ndërkohë nuk kanë mundur ende prej shumë dekadash të zhvillojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Ose janë zhytur në korrupsion dhe veprojnë në simbiozë me krimin dhe mafien ndërkombëtare! Nëse demokracia do të ishte e tillë, atëherë bota do ta kishte refuzuar me gjithë forcën e saj.


Përfaqësuesja e të rinjve mori pjesë në Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez/VCG

Ndërkaq sistemin kinez të demokracisë nuk e refuzojnë qytetarët e saj. Kjo sepse ata e gjejnë veten të përfshirë brenda këtij sistemi si në konkurrim, ashtu edhe në iniciativën e lirë të tyre. Në fund të fundit liria e çdo individi matet me atë se sa ai ka hapësirë të mendojë dhe veprojë lirisht e pa pengesa në veprimtarinë e tij. Pikërisht këtë Kina ua ka siguruar qytetarëve të vet. Dhe për këtë arsye ajo ka të drejtë të mendojë dhe të flasë me zë të lartë për aplikimin e vlerave të përbashkëta universale që garantojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë planetare.

Burimi: CRI.CN

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…