Ambasadorja Hajdaraga takim me ministrin grek të Migracionit dhe Azilit

Qëllimi i takimit ishte përcjellja e të gjitha problematikave shqetësuese për komunitetin shqiptar në Greqi


Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ministrin e Migracionit dhe Azilit të Republikës Greke, Dimitris Kairidis.

Qëllimi i takimit ishte përcjellja e të gjitha problematikave shqetësuese për komunitetin shqiptar në Greqi, në kompetencë të kësaj ministrie, si dhënia/rinovimi i lejeve të qëndrimit.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË GREQI

Në datën 11 mars 2024, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ministrin e Migracionit dhe Azilit të Republikës Greke, z. Δημήτρης Καιρίδης-Dimitris Kairidis. 🇦🇱🇬🇷

Qëllimi i takimit ishte përcjellja e të gjitha problematikave shqetësuese për komunitetin shqiptar në Greqi – në kompetencë të kësaj ministrie, si dhënia/rinovimi i lejeve të qëndrimit, por edhe problematika të tjera të lidhura me këto të fundit, me qëllim zgjidhjen e tyre – duke iu referuar edhe Kodit të ri për Imigracionin (Nr.5038/2023).

Takimi u zhvillua në një frymë pozitive dhe bashkëpunuese, me shprehjen e vullnetit dhe gatishmërisë së Ministrit Kairidis për të ndjekur dhe zgjidhur të gjitha çështjet problematike në interes të komunitetit shqiptar në Greqi, brenda një kohe sa më të shkurtër.

Ambasadorja Hajdaraga dhe Ministri Kairidis ranë dakord të zhvillojnë një takim të dytë, në një format më të zgjeruar, me pjesëmarrjen e ekspertëve grekë nga disa ministri dhe të ekspertëve/përfaqësuesve të komunitetit shqiptar, brenda muajit prill 2024.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…