Balla – King-Smith: Mbrojtja kibernetike shumë e rëndësishme

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadori britanik Alastair King-Smith vizituan mjediset e reja të departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin të Policisë së Shtetit.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me ambasadorin britanik Alastair King-Smith vizituan mjediset e reja të departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin të Policisë së Shtetit, ku ruhet baza e të dhënave, e cila është financuar nga Mbretëria e Britanisë së Madhe, nëpërmjet projektit të forcimit të sigurisë kibernetike për Policinë e Shtetit.

Sipas ministrit Balla, siguria kibernetike dhe bashkëpunimi me partnerët është me rëndësi për të mundësuar qëndrueshmërinë e sistemeve tona ndaj sulmeve kibernetike.

“Jemi shumë mirënjohës qeverisë britanike për këtë mbështetje të rëndësishme që erdhi menjëherë pas sulmit kibernetik, shënjestër e së cilit ishte edhe Policia e Shtetit dhe sistemet e saj elektronike. Gjej rastin të falënderoj edhe ekspertët, të cilët kanë punuar ngushtësisht me stafet e Policisë së Shtetit, jo vetëm për të rikthyer të gjitha shërbimet, por edhe për të ngritur mbrojtjen kibernetike brenda Policisë së Shtetit në një nivel tjetër, sipas standardeve më të mira europiane”, deklaroi Balla.

Ekspertët e IT-së shpjeguan se ambientet e Datacenter-it garantojnë siguri të lartë. Çdokush që hyn apo del regjistrohet, jo vetëm me kohën, por shoqëruar edhe me foto të personit.

Ministri e cilësoi bashkëpunim me qeverinë britanike të shkëlqyer, duke veçuar atë për luftën kundër migracionit ilegal, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që është ofruar.

“Në fakt Shqipëria dhe Britania e Madhe janë dëshmi e qartë se kur dy vende vendosin të bashkëpunojnë fuqimisht me njëra-tjetrën për të përballuar sfida, rezultatet janë të dukshme. Kemi arritur një rezultat që do ta quaja historik, sa i përket sfidës së përballjes me migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i sigurt që do të kemi po ashtu rezultate të shkëlqyera. Do të vazhdojmë të kemi, sepse kemi pasur, edhe në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër të krimit, duke shkëmbyer mes palëve informacione të vlefshme në këtë përballje dhe në këtë luftë”, tha Balla.

Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith tha se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ndihmon për rritjen e sigurisë në të dy vendet.

“Për ne mbrojtja kibernetike është një gjë thelbësore, ndaj jemi shumë të lumtur të vazhdojmë këtë bashkëpunim të fortë”, nënvizoi ai.

“Përpjekja e PSH çdo ditë në punën e vetë është të fitojë besimin e qytetarëve, sepse vetëm kështu rritet bashkëpunimi i tyre, e kështu zbulojmë çdo vepër kriminale. I nxis qytetarët që të informojnë Policinë e Shtetit mbi çdo lloj paligjshmërie dhe t’i garantoj që PSH do t’i trajtojë të gjitha të dhënat që vijnë nga qytetarët me besnikëri dhe do t’i adresojë e vendosë para ligjit të gjithë ata që thyejnë ligjin ose që kryejnë vepra të ndryshme penale!” – tha ministri Balla.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…