Dredha: Projekte inovative për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza në Vlorë

Kryebashkiaku Dredha priti përfaqësuesit nga Italia, Dott. Roberto Schiavone di Favignana dhe Fabrizio Saliola si dhe Astrit Aliajn.


Vlora do të zhvillohet shpejt e intensivisht edhe falë një rrjeti kontaktesh me individë e organizma të gatshëm për të ndihmuar e mbështetur ambicien tonë.

Kështu theksoi sot kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një postim në rrjetet sociale.

Dredha priti sot në një takim në mjediset e bashkisë së Vlorës me presidentin e shoqatës ndërkombëtare “Universo Humanitas” me qendër në Salerno, Itali Dott. Roberto Schiavone di Favignana, si dhe me Luigi Garbo, drejtori kombëtar për qytetin e Sorentos, Itali, Fabrizio Saliola, drejtori kombëtar për qytetin e Romës dhe Astrit Aliaj, drejtor kombëtar për Shqipërinë.

Kryebashkiaku Dredha u shpreh se “në mënyrë të veçantë mirëprita ofertën e tyre të bazuar në projekte inovative për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza, një çështje që duhet ta zgjidhim në terma afatgjatë për Vlorën”.

“Miqtë u treguan të gatshëm të presin në Itali një delegacion sipërmarrësish dhe ekspertësh të mjedisit nga Bashkia e Vlorës për të parë nga afër funksionin e reaktorëve teknikë purifikues”, tha Dredha.
(ATSH)

Rrezikuan të mbyten në det, policia shpëton dy turistet kroate në Velipojë

Dy turiste nga Kroacia janë shpëtuar nga policia pasi rrezikuan që të mbyteshin në Velipojë, si pasojë e dallgëve të…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rrezikuan të mbyten në det, policia shpëton dy turistet kroate në Velipojë

Dy turiste nga Kroacia janë shpëtuar nga policia pasi rrezikuan që të mbyteshin në Velipojë, si pasojë e dallgëve të…