Rama: Shqiptarët janë pjesë e investimit në portin e Durrësit

Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi lehtësitë fiskale që parashikohen në rastin e investimit në Sazan, duke e krahasuar me procedurat e ndjekura me portin e Durrësit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “shqiptarët janë pjesë e investimit në portin e Durrësit, përmes shtetit që është aksioner në atë zhvillim”.

Në një prononcim për mediet nga selia e PS-së, Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi lehtësitë fiskale që parashikohen në rastin e investimit në Sazan, duke e krahasuar me procedurat e ndjekura me portin e Durrësit.

Rama u shpreh se “në portin e Durrësit nuk është bërë asnjë falje, sepse porti ka qenë, është dhe mbetet i Shqipërisë dhe shqiptarëve, por është përfshirë edhe interesi i shqiptarëve në atë projekt”.

“Për sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes të bazuar tek investimet e huaja, të gjitha vendet pa përjashtim në këtë planet kanë legjislacione favorizuese për të gjitha arsyet që dihen”, tha Rama.

Për sa i përket zhvillimeve në sektorin e turizmit, Kryeministri theksoi se “jo vetëm që ka legjislacione favorizuese, por është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorët seriozë të mëdhenj me garanci të plota për investimin e tyre”.

“Këtu nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që është e shqiptarëve, përkundrazi. Edhe pse në parim unë nuk kam qenë kundra as asaj Shqipërisë 1 euro, që ishte faktikisht nxjerrja në rrugë e të gjitha pasurive të shqiptarëve për 1 euro, po ta marrim me këtë logjikë”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm