
Nënshkruhet marrëveshja me OSBE-në, Nikolla: Fuqizojmë partneritetin për avancimin e reformave
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, rinovuam sot Memorandumin e Mirëkuptimit mes Kuvendit dhe OSBE-së.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, rinovuam sot Memorandumin e Mirëkuptimit mes Kuvendit dhe OSBE-së.
Memorandumi parashikon vijimin e bashkëpunimit për mbështetjen e veprimtarisë legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese të Kuvendit të Shqipërisë.
Po ashtu, ai parashikon mbështetjen e inovacionit e modernizimit të shërbimeve parlamentare dhe të transparencës e komunikimit me qytetarët, duke u mbështetur në praktikat më të mira parlamentare.
Kuvendi dhe OSBE po fuqizojnë partneritetin për avancimin e reformave demokratizuese dhe integrimin europian të Shqipërisë.