Kumbaro në Ministerialin e Klimës në Danimarkë: Shqipëria, me modelin e saj në mbrojtje biodiversitetit

Ministeriali u organizua nga Danimarka, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azerbajxhani si organizator i COP29


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro po merr pjesë në Ministerialin e Klimës, që po zhvillohet në Kopenhagë, Danimarkë, në 21-22 mars.

Kumbaro u ftua për të marrë pjesë në ministerial nga ministri për Klimën i Danimarkës, Dan Jorgensen.

Ministeriali u organizua nga Danimarka dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që pritën COP28 vitin e shkuar dhe Azerbajxhanit si organizator i COP29 në nëntor të këtij viti.

Në fokus të ministerialit është angazhimi i përbashkët me qëllim shndërrimin e politikave në vendime konkrete për klimën.

“Shqipëria nuk ndot, por vuan njësoj pasojat e ndryshimeve klimatike, teksa ulet e barabartë në tryezat e nivelit të lartë të diskutimit me modelin e saj të vogël, por kuptimplotë të mbrojtjes së biodiversitetit dhe prodhimit të energjisë së pastër”, shkruan Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Për të tretin vit radhazi, Ministria e Klimës në Kopenhagë ka mbledhur rreth 40 liderë dhe ministra të klimës nga e gjithë bota për të përshpejtuar veprimet klimatike dhe për të mbrojtur rezultatet ambicioze në COP29. Ky ministerial ka si objektiv të vendosë një trajektore të qartë për COP29, e planifikuar të zhvillohet në Baku, Azerbajxhan në nëntor 2024.

(Marrë nga ATSH)

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…