
Nga teqeja e Baba Aliut, Presidenti Begaj uron festën e Sulltan Novruzit
Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur të urojë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit nga teqeja e Baba Aliut.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zgjedhur të urojë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit nga teqeja e Baba Aliut.
Përmes disa pamjeve të shpërndara në “Facebook”, Presidenti Begaj uron së bashku me Baba Hekuranin gëzuar Sulltan Novruzin.
“Sot, në këtë ditë feste, nga teqeja e Baba Aliut (Alipostivan) në krahë të Frashërit, djep i bektashizmit dhe atdhedashurisë, ju uroj së bashku me Baba Hekuranin, gëzuar Sulltan Novruzin”, shkruan Presidenti Begaj.
Sot, në këtë ditë feste, nga teqeja e Baba Aliut (Alipostivan) në krahë të Frashërit, djep i bektashizmit dhe atdhedashurisë, ju uroj së bashku me Baba Hekuranin, gëzuar Sulltan Novruzin!
Posted by Bajram Begaj on Friday, March 22, 2024