Kodheli në Komisionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Në fokus, partneritetet e reja dhe samiti i Uashingtonit

Deputetja Mimi Kodheli po merr pjesë në takimin e punës në Estoni, të Komisionit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.


Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli po merr pjesë në takimin e punës në Estoni, të Komisionit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kodheli, e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu është edhe kryetare e Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sqaron se prania e saj në takimin e zhvilluar në Talin, vjen në cilësinë e anëtares së Byrosë dhe të kryetares së Delegacionit të Përhershëm të Shqipërisë. Gjatë takimit është diskutuar mbi partneritetet e reja të Asamblesë, Samitin e Uashingtonit si dhe axhendën e aktiviteteve deri në fund të vitit.

“Një fundjavë pune në Talin të Estonisë me kolegët e Komisionit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në cilësinë e Anëtares së Byrosë dhe të Kryetares së Delegacionit të Përhershëm të Shqipërisë”, shkruan Kodheli.

“Në program diskutime mbi partneritetet e reja të Asamblesë, Samitin e Uashingtonit si dhe axhendën e aktiviteteve deri në fund të vitit”, përfundon Kodheli.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.