Kodheli takim me drejtuesit e Qendrës për Sigurinë e Sektorëve Qeverisës në Gjenevë

Kodheli, ka takuar sot drejtoren e Qendrës për Sigurinë e Sektorëve Qeverisës në Gjenevë (DCAF), Chuard dhe dy zëvendësit e saj, Born dhe Stancic.


Deputetja e Partisë Socialiste, njëherazi kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka takuar sot drejtoren e Qendrës për Sigurinë e Sektorëve Qeverisës në Gjenevë (DCAF), Chuard dhe dy zëvendësit e saj, Born dhe Stancic.

Kodheli përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se në fokus të takimit ishte siguria kibernetike.

“Takim i frytshëm me Ambasadoren Chuard, drejtore e Qendrës për Sigurinë e Sektorëve Qeverisës në Gjeneva DCAF dhe dy zëvendësve të saj z. Born dhe z. Stancic”, bën të ditur Kodheli.

“Në ditët e sotme kur sektori i sigurisë ka marrë një rëndësi të veçantë, siguria e kufijve, por sidomos ajo në fushën kibernetike, bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare që mbështesin këta sektorë mbetet një nevojë dhe domosdoshmëri me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes së qytetarëve tanë”, përfundon Kodheli.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpagua

Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi sot nga afër ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpagua

Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi sot nga afër ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila…