Ambasadorja Hajdaraga mbjell bredhin shqiptar në Athinë

Ky aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Pyjeve u zhvillua nën kujdesin e Presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.


Në kuadër të Ditës Botërore të Pyjeve, Ambasadorja e Shqipërisë Luela Hajdaraga mori pjesë në aksionin simbolik të mbjelljes së pemëve që u zhvillua në Parkun Kombëtar të Parnithës, me iniciativën e Presidentes së Republikës Greke, Katerina Sakellaropoulou.

Ky aktivitet, i cili u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve dhe Mjedisit Pyjor të Ministrisë së Mjedisit dhe Energjisë të Greqisë, bëri bashkë Ambasadore, arsimtarë, përfaqësues të Organizatës së Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, prindër dhe nxënës.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

Në kuadër të Ditës Botërore të Pyjeve, Ambasadorja e Shqipërisë znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në aksionin simbolik të mbjelljes së pemëve që u zhvillua në Parkun Kombëtar të Parnithës, me iniciativën e Presidentes së Republikës Greke, znj. Katerina Sakellaropoulou.

Ky aktivitet, i cili u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve dhe Mjedisit Pyjor të Ministrisë së Mjedisit dhe Energjisë të Greqisë, bëri bashkë Ambasadore, arsimtarë, përfaqësues të Organizatës së Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, prindër dhe nxënës të shkollës së 3-të Fillore të Agia Paraskevi, të cilët, nën udhëzimet e ekspertëve, mbollën së bashku me shumë dashuri fidanë bredhi, në një zonë të prekur nga zjarri në vitin 2007, e cila tashmë është në fazë rikuperimi.

Vijoi një informim nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Mjedisit Pyjor për rëndësinë e Parkut Kombëtar të Parnithës dhe mbrojtjen e tij, si dhe nga Shërbimi Zjarrfikës për ndërhyrjet dhe ndihmën ndërkombëtare në rastet e zjarreve. Takimi u zhvillua në Strehën Bafi, në prani të Presidentes së Republikës Greke, znj. Katerina Sakellaropoulou, Ministrit të Mjedisit dhe Energjisë, z. Theodoros Skylakakis dhe Sekretarit të Përgjitshëm të Pyjeve, z. Stathis Stathopoulos.

✅ Në kuadër të Ditës Botërore të Pyjeve, Ambasadorja e Shqipërisë znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në aksionin simbolik…

Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Tuesday, March 26, 2024

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…