Përvjetori i Revolucionit Grek, ambasadorja Kamitsi: Simbol i përjetshëm i një kombi

Ambasada e Greqisë në Shqipëri festoi 203-vjetorin e Revolucionit Grek të 1821-shit. Merr pjesë Presidenti Begaj.


Ambasada e Greqisë në Shqipëri festoi 203-vjetorin e Revolucionit Grek të 1821-shit.

“Një ngjarje që mbetet më aktuale se kurrë dhe është simbol i përjetshëm i një kombi për të fituar Pavarësinë, Lirinë dhe Entitetin e tij shtetëror”, e cilëso ambasadorja Konstantina Kamitsi.

Morën pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe të ftuar nga diplomacia, politika, religjionet, etj.

POSTIMI I AMBASADËS GREKE

Dje nderuam 203 vjetorin e Revolucionit Grek 🇬🇷 të 1821-shit, “një ngjarje që mbetet më aktuale se kurrë dhe është simbol i përjetshëm i një kombi për të fituar Pavarësinë, Lirinë dhe Entitetin e tij shtetëror”, siç theksoi në fjalën e saj Ambasadorja e Greqisë, znj. Konstantina Kamitsi.

Ambasada e 🇬🇷 në 🇦🇱 organizoi koncert të Orkestrës Popullore të Mikis Theodorakis në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse të Tiranës, me Orkestrën dhe interpretuesit Vasilis Lekka dhe Saveria Margiola duke na dhuruar momente të paharrueshme.

Presidenti i Republikës së 🇦🇱 z. Bajram Begaj nderoi me praninë e tij pritjen që pasoi, e cila u organizua nga ambasadorja e Greqisë dhe ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, zyrtarë shqiptarë, biznesmenë dhe artistë.

Falenderojmë përzemërsisht të gjithë kontribuesit e të dy eventeve dhe veçanërisht të gjithë miqtë që na nderuan me praninë e tyre, duke treguar me vepra dashurinë e tyre për Greqinë dhe rëndësinë që i kushtojnë miqësisë së dy popujve fqinjë, grek dhe shqiptar.

📌Χθες τιμήσαμε την 203η επέτειο από την Ελληνική 🇬🇷 Επανάσταση του 1821, «ένα γεγονός που παραμένει πιο επίκαιρο από…

Posted by Greece in Albania-Greqia në Shqipëri on Tuesday, March 26, 2024

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…