Forumi i biznesit Shqipëri-Çeki, Gonxhja: Shqipëria, propozim bindës për investitorët

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit paraqiti në Forumin e Biznesit Shqipëri-Çeki në Tiranë panoramën e klimës së biznesit dhe mundësitë që ofron vendi për investitorët e huaj.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se Shqipëria ofron shumë mundësi në shumë sektorë për investimet çeke.

Gonxhja paraqiti në Forumin e Biznesit Shqipëri-Çeki në Tiranë panoramën e klimës së biznesit dhe mundësitë që ofron vendi për investitorët e huaj.

Ai tha se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për investitorët e huaj.

“Vendimi juaj për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri është një dëshmi e marrëdhënieve dypalëshe në rritje mes dy vendeve dhe besimit reciprok që ndajmë. Si ministër qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe përkushtimi për të nxitur partneritete të forta dhe për të lehtësuar investimet nga të cilat do të përfitojnë të dyja vendet tona”, u shpreh Gonxhja.

“Për investitorët dhe biznesmenët çekë, Shqipëria ofron një mori mundësish dhe një gamë të larmishme sektorësh. Për më tepër, fuqia punëtore e re dhe e kualifikuar e Shqipërisë, së bashku me kostot konkurruese të punës, paraqet një propozim bindës për investitorët që kërkojnë të krijojnë një prani në rajon”, theksoi ministri.

Forumi i Biznesit Shqipëri-Çeki u zhvillua ndërsa një delegacion i zgjeruar çek ndodhet në Tiranë, i kryesuar nga ministri i Industrisë e Tregtisë, Josef Sikela.

Forumi u zhvillua me koordinimin e AIDA – Albanian Investment Development Agency dhe MEPJ.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.