Kumbaro: Aplikimet e hapura për certifikimin e operatorëve të turizmit detar

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike


Asnjë subjekt nuk mund të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë.

Kështu theksoi sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Kumbaro tha se “aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi që nga skafet, motorët e ujit, ski në ujë dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme”.

Sipas këtij udhëzimi, subjekti, i cili kërkon të pajiset me certifikatën e operatorit të turizmit detar, për çdo aktivitet turistik detar ose/dhe për të gjitha aktivitetet, përveç respektimit të parashikimeve të ligjit nr.43/2020, duhet të plotësojë disa kritere si të jetë i pajisur me licencë XIII.1.B si operator turistik; kontratë për vendbanimin e mjeteve lundruese me një port, marinë apo një subjekt që zotëron një stacion sezonal ankorimi në Republikën e Shqipërisë; të ketë një plan menaxhimi të emergjencave, sipas karakteristikave të çdo lloji aktiviteti për zonën ku do të ofrojë shërbimin; të ketë në pronësi apo në përdorim mjete lundrimi turistike në gjendje teknike të përshtatshme për ushtrimin e aktiviteteve të turizmit detar, vërtetuar me certifikatën e pronësisë apo kontratë të lidhur mes palëve të noterizuar; të sigurojë përgjegjësitë ndaj palëve të treta në ujërat e detit të brendshëm dhe detit territorial të Republikës së Shqipërisë; të njohë dhe sigurojë zbatimin e Kodit të Etikës së Operatorit të Turizmit Detar, miratuar me urdhër ministri.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…