Mbrojtja e Vjosës, Kumbaro: 75 milionë euro për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në 8 bashki

Qeveria shqiptare miratoi sot një marrëveshje shumë të rëndësishme kredie me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim


Qeveria shqiptare miratoi sot një marrëveshje shumë të rëndësishme kredie me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim prej 75 milionë euro për të investuar gjithë sistemin e pastrimit dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi Vjosa.

Pas mbledhjes së qeverisë në një prononcim për mediet ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “lumi Vjosa është tashmë park kombëtar i rëndësisë më të veçantë i pari i dhe i vetmi i lumit të fundit të egër në Europë”.

“Por nuk mund të kemi një park të tillë nëse nuk merremi me të gjithë sistemin e mirëmbajtjes që nuk është thjesht flora dhe fauna që shohim, por është i gjithë menaxhimi i jetesës së gjithë komuniteteve dhe bashkive, të cilat lagen nga lumi i Vjosës, duke filluar nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Memaliaj, sidomos dega më e rëndësishme që është lumi Drinos, në Gjirokastër, duke vijuar deri tek bashkia e Selenicës, ku ndodhet edhe një tjetër degë e rëndësishme që është lumi i Shushicës”, u shpreh Kumbaro.

Kumbaro bëri të ditur se “janë 480 km vijë lumore në një sipërfaqe zone të mbrojtur prej 12 mijë hektarësh dhe që sot për shkak të gjithë aktivitetit njerëzor rreth e rrotull të banorëve, por edhe bizneseve të ndryshme, ujërat e ndotura derdhen në lumin e Vjosës”.

“Ky investim do të menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, që do të jetë agjencia zbatuese për rreth 8 bashki, që do të jenë pjesë e projektit, me të cilat është punuar në këto 2 vite e gjysmë që ka zgjatur gjithë negociata”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “jemi gati, pas miratimit të marrëveshjes sot dhe ratifikimit shumë shpejt në parlament, të nisë puna për zbatimin e një projekti që do të marrë natyrisht disa vite”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…