Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, priti sot në takim ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Mazniku, në një postim në rrjetet sociale, thekson se në fokus të diskutimeve ishte mundësia e bashkëpunimit në nivel vendor mes dy vendeve.

“Me mikun tonë në Shqipëri, Ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi dhe Këshilltarin Burim Susuri në një bisedë shumë interesante për bashkëpunimin në nivel vendor mes dy vendeve.

Bashkë do të ndajmë eksperiencat më të mira të njëri-tjetrit, ku një prej tyre është patjetër bashkëpunimi për përfitimin e fondeve për projektet e Bashkimit Europian”, shkruan Mazniku.

“Folëm gjithashtu edhe për politikën që do të zbatojmë në Shqipëri në lidhje me financimin e pushtetit vendor mbi bazën e performancës si një shtysë për të performuar më mirë dhe për t’i shërbyer më cilësisht qytetarëve tanë”, përfundon Mazniku.

(Marrë nga ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.