Ibrahimaj në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Rritje aksesit në financa dhe nxitje punësimit

Rama: Të ecim me projektligjin për një Dhomë Ekonomike Kombëtare


Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar (KEK) ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, vuri në dukje punën intensive që po bëhet në drejtim të bashkëpunimit mes qeverisë dhe biznesit, me synim rritjen e mëtejshme ekonomike të vendit.

“Zhvillimi i dialogut qeveri-biznes është prioritet i KEK. Nëpërmjet komisioneve të posaçme kemi diskutuar mbi sfidat e rritjes ekonomike, si: rritja e produktivitetit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, Plani i ri i rritjes, Aksesi në financë, Aftësimi dhe Punësimi, si dhe informaliteti, të cilat do të jenë në qendër të diskutimeve tona edhe në muajt në vijim”, bëri me dije ministrja Ibrahimaj.

Sipas saj, synimi kryesor është që të sigurohet një ekonomi të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, përmes garantimit të një mjedisi me rregulla të qarta loje dhe forcë pune të kualifikuar.

“Reduktimi i informalitetit, përmes masave që po ndërmarrim do t’i siguronte biznesit më shumë akses në financë, likuiditet i cili do t’i ndihmonte ata në rritjen e investimeve dhe formësimin e mëtejshëm profesional të stafeve.

Nga ana tjetër është shumë e nevojshme që bizneset të mund të marrin një shërbim cilësor dhe të jenë më të koordinuara në paraqitjen e pikëpamjeve të tyre, kundrejt politikëbërjes dhe vendimmarrjes”, tha ministrja Ibrahimaj gjatë mbledhjes.
Diskutimet u përqendruan veçanërisht te aksesimi në financë dhe aftësimi e punësimi, duke identifikuar sfidat dhe zgjidhjet inovative për përmirësimin e këtyre dy çështjeve kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministria Ibrahimaj bëri të ditur se janë krijuar katër komisione të posaçme për aftësimin dhe punësimin, turizmin, bujqësinë, si dhe politikat fiskale.
“Në zhvillimin e dialogut ndërmjet Këshillit Ekonomik Kombëtar, komisioneve të posaçme që janë ngritur, si dhe biznesit, ne kemi krijuar katër komisione të posaçme për aftësimin dhe punësimin, turizmin, bujqësinë, si dhe politikat fiskale”, bëri me dije ministrja Ibrahimaj.

Sipas ministres, KEK do të vijojë të ketë në fokus të tij, të gjitha këto politika që i shërbejnë ekonomisë së vendit dhe integrimit sa më të shpejtë. 

Gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama, është ndalur edhe në diskutimet për projektilgjin e ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare.
“ Nuk ka më kohë për të pritur, duhet të ecim me projektligjin, duhet të riorganizojmë sistemin e dhomave, duhet të kemi një Dhomë Kombëtare. Në këte pikë, duhet të themi se kemi një shkallë njohjeje të thellë sepse prej vitesh jemi marrë me këtë punë, kemi parë shembuj, dhe besoj se drafti i parimeve për mënyrën se si do të organizohet sipërmarrja dhe Dhoma Ekonomike Kombëtare është një draft parimesh solid, që merr në konsideratë ekperiencën e vendeve të tjera, domosdoshmërinë për të lëvizur me shpejtësi në këtë aspekt. Pa ju hequr askujt të drejtën të bëjë çfarëdo organizimi të dojë në punën e tij, ne duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimin në Dhomën Ekonomike Kombëtare, si të gjithë vendet demokratike. Nuk kemi pse të jemi vrima e fundit e kavallit në rajonin tonë, kur ndërkohë nevojat e sipërmarrjes janë të ndryshme nga ato që ishin”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…