Pirdeni: Të angazhuar për një administratë që i përgjigjet sfidave të kohës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin takim me vajzat e ekselencës në shërbimin civil.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, në një postim në rrjetet sociale ka ndarë foto nga takimi me vajzat e ekselencës në shërbimin civil.

Ministrja Pirdeni theksoi në takim angazhimin e qeverisë për krijimin e një administrate që i përgjigjet sfidave të kohës. Ajo konfirmoi angazhimin e burimeve njerëzore në administratë për të vijuar procesin e transformimit të administratës, si një aset i çmuar i institucioneve shtetërore.

“Me vajzat fantastike të Programit të Ekselencës, folëm për rrugëtimin e tyre të deritanishëm në administratë, si dhe pritshmëritë për një administratë që i përgjigjet sfidave të kohës”, shkruan Pirdeni.

“Shprehëm angazhimin tonë për të vazhduar një proces transformimi të administratës, që ofron të gjitha kushtet që ato të vazhdojnë të jenë një aset i çmuar i institucioneve shtetërore”, përfundon postimin e saj, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…