Delegacioni i Kuvendit, vizitë studimore në Skoci

Vizita studimore u organizua nga IDM Albania dhe Involve


Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë i përbërë nga zëvendëskryetarja Ermonela Felaj Valikaj, deputetet Klodiana Spahiu, Ina Zhupa dhe nëpunës të administratës, zhvilluan një vizitë studimore 3-ditore në Skoci.

Qëllimi i vizitës ishte marrja e eksperiencës dhe qasjet e Parlamentit dhe qeverisë Skoceze për transparencën, qeverisjen e hapur dhe rritjen e angazhimit publik në proceset vendimmarrëse.

Gjatë vizitës delegacioni u njoh nga afër me praktikën e ndjekur nga Parlamenti i Skocisë për ngritjen e Asamblesë së Qytetarëve, sfidat dhe qasja për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në parlament; ndërthurjen e punës së parlamentit me qeverinë në angazhimin publik për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në proceset vendimmarrëse; rëndësinë e ndërveprimit me shoqërinë civile për rritjen e kapaciteteve, por dhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve; si dhe ndërmarrja e aktiviteteve inovative të informimit për të mbështetur angazhimin efektiv publik.

Vizita studimore u organizua nga IDM Albania dhe Involve, në kuadër të projektit “Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj Shqetësimeve të Qytetarëve”, të mbështetur nga Qeveria britanike.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.