Projekti për pagesat elektronike, Ibrahimaj mbledh përfaqësuesit e industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike

Projektit pilot do të zbatohet në tre bashkitë e përzgjedhura: atë të Tiranës, Përmetit dhe Dibrës.


Në ndihmë të modernizimit dhe rritjes së aksesit në financë, Ministër e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mblodhi sot në një tryezë përfaqësuesit kryesorë të industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike që do të angazhohen në zbatimin e projektit pilot të pagesave të shpejta elektronike në vend. Takimi u zhvillua për të adresuar zgjidhjet që do të aplikohen në zbatimin e projektit pilot në tre bashkitë e përzgjedhura: atë të Tiranës, Përmetit dhe Dibrës.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të reduktojë kostot e transaksioneve dixhitale, të përmirësojë përvojën e klientëve në shërbimet financiare dhe të promovojë konkurrencën në sektorin financiar, duke përparuar në të njëjtën kohë inovacionin në këtë fushë. Në këtë kontekst, një prej teknologjive të përdorura për pagesat elektronike është kodi QR, i cili do të sjellë më shumë efikasitet dhe siguri në transaksionet financiare.
Zbatimi i projektit pilot të pagesave të shpejta elektronike do të realizohet nëpërmjet aplikacioneve inovative fintech dhe openbanking, duke përmirësuar kështu edhe më tej infrastrukturën dhe aksesin në financa. Janë 300 qytetarët që do të përfitojnë nga zbatimi i projektit pilot të pagesave elektronike në tre qytetet e përcaktuara
Përzgjedhja e përfituesve që do të përfshihen në këtë projekt pilot do të kryhet në mënyrë rastësore dhe transparente, dhe do të jetë e tillë që të garantojë përbërje të drejtë midis moshës që përfshin përkatësisht përfitues nga grupmoshat 18-30 vjeç, 30-40 vjeç, 40-50 vjeç, 50-60 vjeç si dhe 60-70 vjeç dhe gjinisë së tyre, që banojnë brenda një hapësire gjeografike të afërt brenda territorit të bashkisë Tiranë, Dibër dhe Përmet.
Çdo përfitues do të marrë një shpërblim prej 10,000 lekësh në muaj për shpenzimet e tyre personale, me të cilën do të bëjë blerjet nëpërmjet sistemit të pagesave elektronike.
Zbatimi i projektit pilot për pagesat e shpejta elektronike do të shtrihet në harkun kohor të 4 muajve. Konkretisht, vlera monetare e përcaktuar për çdo qytetar që do të jetë pjesë e këtij projekti pilot do të disbursohet në formën e një transferte bankare, brenda datës 10 të çdo muaji, në periudhën kohore nga muaji Maj deri në Gusht të 2024-ës.
Përfituesit duhet të nënshkruajnë deklaratën për pjesëmarrjen në këtë projekt sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet relevante. Ministrja Ibrahimaj ka bërë thirrje për pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin e plotë të institucioneve financiare për suksesin e këtij projekti, duke shprehur bindjen për ndryshimet pozitive që do të sjellë në kulturën e pagesave elektronike në Shqipëri.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…